Të shtunën organizohet Marsh protestues me moton: “Ndërrojmë lodrat për filtra” - tetova1.com

Të shtunën organizohet Marsh protestues me moton: “Ndërrojmë lodrat për filtra”


marshi-protestues
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Mar 16, 2015





Lëvizja qytetare “Nëna dhe fëmija” organizon marsh protestues me moton: “Ndërrojmë lodrat për filtra”. Si organizatore janë një grup nënash të cilat janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë rreth ndotjes alarmante të ajrit në Tetovë, gjë që paraqet rrezik për shëndetin e të gjithë banorëve të Pollogut dhe veçanërisht për shëndetin e më të shtrejtëve- fëmijëve.
“Kjo protestë që organizohet në shenjë pakënaqësie do të ngërtheje edhe disa aktivitete të shkurta edukativo-kulturore në sheshin e qytetit me çka në mënyrë simbolike do të mundohemi të përshkruajmë jetën e qytetarëve tanë. Pas aktiviteteve të shkurtëra fillon marshi protestues i cili do të zhvillohet në Rr. e Ilindenit deri tek sinjalizuesit në udhëkryqin me Rr. Radovan Coniq prej ku kthehemi nga ana tjetër nëpër Rr. e Ilindenit deri tek rrethi në sheshin Iliria ku të gjithë FËMIJET* DO TË LËNË LODRAT E TYRE TEK RRETHI ME MESAZHIN “Ndërrojmë lodrat për filtra” me çka përfundon edhe protesta jonë e qetë.
*(JU LUTEMI SJELLNI LODRAT ME VEHTE)”, shkruan në informacionin e ngjarjes që është krijuar në rrjetin social facebook.
Marshi do të organizohet ditën e shtunë (21.03.2015) prej ora 13:00 nga Sheshi “Iliria” Tetovë.

 

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net