Tetovë: Tre persona rrahin 23-vjeçarin nga fshati Gllogjë
|
Dje në orët e mbrëmjes rreth orës 18:30 minuta, 23-vjeçari B.Z nga f.Gllogjë ka raportuar sulmin fizik mbi të nga tre persona nga f.Xhepçisht, njofton SPB-Tetovë.
B.Z duke drejtuar makinën e tipit “Fiat Punto”, me targa të Tetovës para fshatit Neproshten është aksidentuar me makinën e tipit “BMW”, e cila lëvizte para tij.
Nga makina “BMW” ka dal shoferi I.I(49) dhe bashkudhëtarët A.I(22) dhe A.I(17) dhe menjëherë e kanë sulmuar , e kanë goditur atë me grushta dhe shkelma në kokë dhe në trup.
Pas goditjeve, B.Z ka marë lëndime në kokë dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku i është dhënë ndihma dhe vazhdon të mbahet për trajtim të mëtejshëm.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertiza dhe më pas do të shpjegohen të gjitha detajet që lidhen me të , kurse të gjithë personat që janë përfshirë nga sot do të thirren në departamentin e policisë në Tearcë.








