Murseli: Jetëzgjatja e krizës politike në Maqedoni ka vetëm një emër: Ali Ahmeti - tetova1.com

Murseli: Jetëzgjatja e krizës politike në Maqedoni ka vetëm një emër: Ali Ahmeti


nebimurseli
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Mar 17, 2015





Analisti politik Nebi Murseli ka deklaruar se jetëgjatësia e krizës politike në Maqedoni ka vetëm një emër dhe ai është Ali Ahmeti .

“Nuk ka faj Nikola Gruevski, as Zoran Zaevi, as Menduh Thaçi për krizën e mjegulluar tash e 7 vjet në Maqedoni. Të gjitha të këqijat që po i ndodhin në këto vite, posaçërisht shqiptarëve kanë një emërues - Ali Ahmeti. Ky njeri mund të shembë qeverisjen e Gruevskit, me një potez të thjeshtë - dalje nga Qeveria. Por, nuk e bën këtë me vite dhe e legjitimon së bashku me pandanin e Gruevskit (Menduh Thaçi), këtë keqqeverisje”, deklaroi Nebi Murseli.

Ai duke komentuar zërat e kësaj partie për ndërmjetësim ndërkombëtar të krizës vlerëson se nuk ka nevojë për ndërmjetësim ndërkombëtar, ka nevojë vetëm me u fishkëllu ministrave mos me shku më në Qeveri dhe u kry puna! Me kë do të qeverisë Gruevski pastaj? Të gjitha trumbetimet tjera janë lajthitje për publikun dhe jetëzgjatje pa legjitimitet e kredibilitet moral para votuesve. Pra, të kota janë konstatimet e analistëve dhe BDI-së se nevojitet intervenim i faktorit ndërkombëtar. Nevojitet vetëm dalje nga Qeveria dhe shkaktim i krizës së vërtetë politike”, thekson analisti Murseli.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar nuk ndërmjetëson dhe intervenon përderisa partnerët e koalicionit, edhe në këso situata të ndërlikuara sjellin ligje, si për shembull ligji për letërnjoftim”, theksoi Nebi Murseli, njohës i zhvillimeve politike në Maqedoni. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net