‘Parcelat’, Gruevski mohon akuzat - tetova1.com

‘Parcelat’, Gruevski mohon akuzat


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Mar 17, 2015





Kryeministri Nikolla Gruevski është përgjigjur e shkrim ndaj akuzave për blerje në mënyrë të paligjshme të pronave në Shkup, sipas asaj që publikoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev, përmes disa regjistrimeve audio. Në kumtesë thuhet se “përgënjeshtron ashpërsisht pohimet, të cilat janë të pavërteta dhe të shpikura nga Zoran Zaev, së gjoja kryeministri ka blerë troje ndërtimore. Këto supozime janë tërësisht gënjeshtra dhe konstruksione, qëllimi i të cilave është i qartë, komprometimi im, si pjesë e skenarit që ky njeri po përpunon. Siç duket, meqenëse efekti nga kjo që po bën Zoran Zaev është larg asaj që ata pritnin, ai gjithnjë e më shumë ngecë në konstruksione të reja dhe në këtë mënyrë dëshiron ta shpërqendrojë vëmendjen nga përgjegjësia e tij personale e mbështetur në abuzime dhe vepra të rënda penale“, thuhet në kumtesën e kryeministrit Gruevski.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net