Pollozhani dhe Todorovski marrin ftesë nga Maqedonia - tetova1.com

Pollozhani dhe Todorovski marrin ftesë nga Maqedonia


pollozhani-todorovi
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Mar 17, 2015





Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në ndeshjen me Bjellorusinë në kuadër të eliminatoreve për EURO 2016 dhe miqësoren me Australinë duke përfshirë në të dy lojtarë të Shkëndijës. Artim Pollozhani dhe Bllagoja Todorovski janë gjetur në listën e Gjurovskit, duke marrë në një mënyrë shpërblim për paraqitjet e tyre në fanellën e Shkëndijës. Kapiteni Pollozhani kthehet në ekipin përfaqësues pas një periudhe më të gjatë, pasi paraprakisht ishte standard në kohën kur luante jashta vendit dhe seleksionues ishte Sreçko Katanec. Ndërkohë Todorovski tani më një kohë është kandidat potencial, luajti në kontrollueset e vitit të kaluar me Kinën dhe tani pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Shkëndijën, merr ftesë për dy takimet e rradhës. Maqedonia përballet me Bjellorusinë më 27 mars në Shkup në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2016, ndërsa tre ditë më vonë po në Shkup luhet ndeshja kontrolluese me Australinë./kfshkendija/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net