Pse është e domosdoshme qeveria teknike?!
Gazmend Limani
Situata në Maqedoni gjithmonë e më shume tensionohet nga të ashtu quajturat bombat e Zaevit. Ndjehet një revoltë e madhe në popull dhe pakënaqësi në të gjitha etnitetet që jetojnë atje. Për të mos eskaluar situata zgjidhja më e mirë do të ishte qeveria teknike, gjë për të cilën edhe folët shumë në opinion por ende nuk ka hapa konkrete. Çka do të sillte në drite një gjë e tillë dhe kush janë përpirësit e saj?
1.Si proces i parë që do të ndodhte pas qeverisë teknike është pastrimi detal i listave zgjedhore. Në bazë të informatave jo zyrtare ka rreth 100 mijë votues që janë me vite të ndjerë por ende konfigurojnë si votues, dhe një numër mbi 20 mijë votuesish nga Pusteci i Shqipërisë.
- Regjistrimi i shqiptarëve ortodoks nga rajoni i Rekës si shqiptar e jo si maqedonë.
3.Zhdukja e të ashtuquajturve maqedon mysliman që u manipuluan gjatë komunizmit dhe regjistrimin e tyre në etnitetin që i takojnë atij Turk apo Boshnjak.
4.Ndarja e barabartë e buxhetit shtetëror për të gjitha partitë njejtë duke thyer monopolin e partive më të mëdha si që është BDI dhe PDSH në këtë rast, dhe duke u dhënë mundësi edhe partive tjera më të vogla. 5.Përfaqësim të fort nga Evropa në njësit zgjedhore sidomos gjatë numërimit të votave për shkak se ato manipulohen në bazë të video inçizimit që paraqiti Zoran Zaevi lideri opozitar maqedonas ku një gjë të tillë e konfirmojnë edhe vetë qeveritarët aktual!
Këto janë pesë kushtet që duhet më përpikshmëri të skajshme të aplikohen që në të ardhmen të kemi një Maqedoni të fortë dhe demokratike, të barabartë për të gjithë etnitetet dhe popullatën që jetojnë aty.
Un prap kam shpresë tek SHBA dhe Evropa edhe pse të mbingarkuara me çështjet globale dhe sidomos me at të Ukrainës se do të gjejnë kohë dhe një zgjidhje afatgjate për një mini shtet të vogël si që është Maqedonia. Është turp të kesh një vend të madh sa Zvicra e cila ka 8 milion ndërsa në të jetojnë 2 milion banor që durojnë bukë! Gjithë kjo ndodh fal korrupsionit, mallverzimeve, reketimeve dhe mënyrave tjera të shantazhit që dita ditës shtohen. Është fakt se bombat e Zaevit gati janë duke i vënë zjarrin shtetit por në këtë rast do kisha dashur të citoj vargjet e të madhit Ali Asllani ku thotë:
“Popullit i lipset që të rroj e doemos se do të rroj
Qoft me hirë qoft me pa hirë
Si dhe aty ku bjen zjarri shpërthen lulja më e mirë”













