Së shpejti edhe një parti politike shqiptare në Maqedoni - tetova1.com

Së shpejti edhe një parti politike shqiptare në Maqedoni


shqiptaret
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Mar 17, 2015





Sipas informatave jozyrtare mësohet se skenës politike në Maqedoni pritet ti shtohet edhe një lëvizje politike. Ndër iniciatorët kryesor të kesaj lëvizje politike përmenden kryetari aktual i OVL-UÇK-së Besim Hoda ish funksionare të lartë të partisë Demokracia e Re si Nimetulla Saliu, Dritan Ramadani, Arjanit Hoxha të cilët u larguan nga DR pas afrimit të kësaj partie me BDI-në. Me emrave te perfolur per subjektin e ri përflitet edhe ish kryetari i Komunës së Haraçinës Bastri Bajrami.

Siç mësohet takimet për lëvizjen e re politike janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit. Kjo lëvizje politike pritet të përkrahet edhe nga një pjesë e diasporës shqiptare ne SHBA dhe Evropë.

Jozyrtarisht mësohet se disa eksponentë te kësaj lëvizje kanë pasur takimë edhe me lëvizjen e Ziadin Selës për të hapur mundësitë e bashkepunimit./Almakos

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net