Takimi në Zajaz apo “Bihaçka”? Përgjigjen e dha Ali Ahmeti - tetova1.com

Takimi në Zajaz apo “Bihaçka”? Përgjigjen e dha Ali Ahmeti


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Mar 17, 2015





Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti madje mbrëmë e bëri këtë situatë edhe më të qartë, duke thënë se lidhur me përgjimet nuk koketojnë me asnjërën palë

U liferuan informacione për kinse takim mes liderit të opozitës LSDM Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti për shkak të aferës së përgjimit. Jozyrtarisht shkruan “Dnevnik”, kërkesa e Ahmetit paska qenë që të mos publikohen incizimet që do komprometonin funksionarët e BDI-së, ndërsa për kthim BDI ka ofruar mbështetje për qeveri kalimtare.

“Takimin e kanë dakorduar funksionarë të lartë të dyja partive, ndërsa sipas njërit version ai takim është dakorduar në Tetovë ndërsa është mbajtur në Zajaz, ndërsa sipas variantit tjetër takimi është mbajtur në Bihaçka, në selinë e LSDM-së”, shkruan “Dnevnik”.

Por, nga dyja partitë kanë mohuar këtë takim, si nga LSDM ashtu edhe nga BDI.

“Ahmeti as që ka kërkuar e as që ka pasur takim me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev. Ahmeti disa herë publikisht ka kërkuar që Zaev të publikojë gjithçka që ka nga materialet e përgjuara, përfshirë edhe funksionarët e BDI-së”, ka thënë shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti madje mbrëmë e bëri këtë situatë edhe më të qartë, duke thënë se lidhur me përgjimet nuk koketojnë me asnjërën palë.

“Ne mirëpresim çdo publikim, ne nuk trembemi. Asgjë të mos mbetet enigmatike. Ne nuk koketojmë me asnjërën palë dhe nuk punojmë me standarde të dyfishta”, ka thënë Ahmeti gjatë Akademisë kushtuar ish brigadës 115 të UÇK-së të mbajtur në Shkup, njofton Aktuale.mk.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net