Teuta Arifi në Spanjë, punëtorët e komunës pa rroga
Kur punëtorët e komunës së Tetovës grinden me bankat për vonesat e kreditit, Tetuta Arifi ka ikur për shëtitje në Spanjë bashkë me stafin e saj, shkruan sot gazeta Lajmpress.
Kanë kaluar të gjitha afatet e pagesave për rrogat e punëtorëve administrativ në komunën e Tetovës , dhe siç mëson Lajmpress.com këtë muaj do të vonohen rrogat edhe një javë sepse llogaria e komunës është bllokuar.
“Kjo nuk është hera e parë që vonohen kaq shumë rrogat, që kur ka hyrë Teuta Arifi nuk mbajmë mend që rrogat ti marrim në kohë” u shpreh një punëtor komunal për Lajmress.
Ai gjithashtu tha se kur vjen rroga mbi 1 mijë denarë paguajmë kamatë për vonesa të kreditëve kështu që sa më shumë vonohen aq më shumë kamatë ka. “Nuk e kuptojë këtë mos menaxhim të kryetares, shëtitje plotë punë hiq” shprehet punëtori.
Sipas tij Teuta Arifi për dy vite mandat ka shëtitur më shumë se kur ishte në postin e Eurointegrimeve, por sa të suksesshme kanë qenë këto vizita shihet në Tetovën e fundosur në çdo sferë.
Ndryshe rrogat e administratorëve duhet të paguhen deri me datë 15 të muajit të ardhshëm përndryshe ka dënime institucioni që i vonon pas datës 15. (INA)














