Tetovë: Prangosen shtatë “valltare” - tetova1.com

Tetovë: Prangosen shtatë “valltare”


Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Mar 18, 2015





Gjashtë nënshtetase të huaja nga Bullgaria dhe Serbia kanë pasur leje qëndrimi në Maqedoni, por jo edhe leje për punë.
Shtatë vajza janë zbuluar nga racioni i policisë në klubin “Babilon” në Tetovë, e cila u realizua herët në mëngjes, informoi MPB.
Pesë nga vajzat të cilat janë të moshës nga 23 deri në 31 vjet janë nga Bullgaria, një nga Serbia, dhe tjetra është nënshtetase maqedonase dhe vjen nga Shkupi.
Sipas policisë së Tetovës ata janë angazhuar si valltare, por pas kryerjes së kontrollit është vërtetuar se edhe pse kanë pasur qëndrim të rregullt në Maqedoni, nuk kanë pasur leje për punë.
Gjatë ditës vajzat janë prangosur si dhe pronari i lokalit B.M.(34) të cilët janë dërguar në Gjykatë në Tetovë.
Vajzat që kanë punuar ilegalisht do të përballen me masën e ndalesës së hyrjes në Maqedoni si dhe dënime në para.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net