Ja çfarë thotë BDI për “Monstrën” - tetova1.com

Ja çfarë thotë BDI për “Monstrën”


bujar-osmani
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Mar 19, 2015





Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në intervistën dhënë në Televizionin 24vesti ka folur mbi ndodhitë e fundit aktuale në vend. Ai në këtë bisedë ka vënë në spikamë shumë tema, ndërsa ka folur edhe për rastin “Monstra”, duke thënë se është një rast sensitiv.

“Ne gjithë kohën, pra BDI ka ftuar në proces transparent me kyçjen e bashkësisë ndërkombëtare pasi konsiderojmë se ai proces ka përfunduar në një proces jotransparent dhe njëra nga arsyet që të kërkojnë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve është mu rasti ‘Monstra’”, ka thënë Osmani, transmeton Aktuale.mk.

“Nëse ka materiale të tilla dhe nëse janë autentike, do i bëhej shërbim BDI-së, pasi ajo është objekt i shumë spekulimeve rreth këtij rasti dhe unë personalisht me disa deklarata dhe vërtetë nëse ka diçka rreth asaj të publikohet. Mund të garantoj se me funksionarët e BDI nuk ka kurrfarë lidhshmërie rasti, vetëm se nevojitet të menaxhohet dhe të mos eskalojnë tensionet ndëretnike dhe të shpërthej ai mllef nga dyja anët…”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, BDI është e interesuar të del në dritë e vërteta, “për këtë kërkuam kyçjen e FBI-së, ekspertë ndërkombëtarë dhe procesi gjyqësor të transmetohet drejtpërdrejtë si gjykimet në Hagë”.

Çfarë ndodhë me kërkesën e FBI-së?

“Mendojmë se organizatë kredibile do të marrë pjesë në fazën e dytë të procesit…Ka kërkesë nga organet gjyqësore dhe se nuk ka logjikë të ketë marrëveshje politike për një rast konkret gjyqësor.

“Me këtë proces jostransparent gjyqësia ka humbur kredibilitetin…”, ka thënë tutje zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net