Bejli ironizon pyetjen për gjyqësorin në Maqedoni - tetova1.com

Bejli ironizon pyetjen për gjyqësorin në Maqedoni


bejl
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Mar 20, 2015





Ambasadori amerikan Xhes Bejli, i pyetur të vlerësojë sistemin gjyqësor në Maqedoni, nuk e ka përmbajtur dot veten, duke shpërthyer në të qeshura.

Si e vlerësoni sistemin gjyqësor në Maqedoni?

“Hahaha! Pra, po më pyesni të komentojë sistemin gjyqësor”, është shprehur Bejli.

Bejli nuk deshi të komentonte kapacitetin e gjyqësorit për të proceduar rastin ‘Puçi’ dhe bombat e Zaevit, por theksoi rëndësinë e një sistemi gjyqësor të paanshëm, transparent dhe të pavarur pikërisht në një kohë kur vendi përballet me një situatë të tillë. Ai tërhoqi vërejtjen e mungesës së besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit.

“Besimi i shoqërisë në Maqedoni ndaj sistemin gjyqësor është element për të cilën duhet të vendosin vet qytetarët e Maqedonisë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në rritjen e besimit; unë nuk dua të gjykojë nëse sistemi është i aftë të përballet me këtë rast apo ndonjë rast tjetër, por sfidat me të cilat përballet Maqedonia tregojnë se është shumë e rëndësishme të kihet sistem gjyqësor ta paanshëm, transparent, të pavarur. E di që këtë e duan qytetarët dhe çdo qytetar çdo kund e dëshiron këtë dhe ne jemi këtu për të ndihmuar në këtë çështje”, deklaroi Xhes Bejli, Ambasador i SHBA-së në Maqedoni.

Nga ana tjetër zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi i sapo kthyer nga vizita në Bruksel, në një intervistë për emisionin “360 gradë”, duke komentuar zgjidhjen juridike të krizës, theksoi se vetëm ekspertët ndërkombëtarë mund të ndihmojnë. Nga ana tjetër, Besimi nuk e shikon të mjaftueshme lehtësimin e euro-deputetëve, në zgjidhjen politike të krizës.

“Mendoj që mund të mos jetë e mjaftueshme të zgjidhet e gjithë kjo situatë, pasi është me rëndësi që në këtë proces të ketë një nivel më të lartë të kyçjes politike, drejtpërdrejtë të liderëve politikë, në këtë fazë për të ndodh -një dialog konstruktiv dhe për të gjetur rrugëdalje nga kjo situatë ka nevojë për një lehtësim apo ndërmjetësim nga BE-ja që të bëjë të mundshme këtë dialog”, deklaroi Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Nga ana tjetër, i pyetur nëse frikësohet se Zaevi do të publikojë ndonjë bisedë telefonike të tij, Besimi ishte i prerë.

“Jo, jo absolutisht…”, u përgjigj Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane. Semra Jakupi

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net