Fatura “bombë” mbi 53 mijë euro nga EVN-ja në Tearcë - tetova1.com

Fatura “bombë” mbi 53 mijë euro nga EVN-ja në Tearcë


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Mar 20, 2015





Mbi 53 mijë euro është një faturë e energjisë elektrike e një konsumatori në Tearcë të Tetovës.

Kjo faturë është publikuar nga forumi social “Ta heqim 33 % prej faturave të EVN”. Fatura e publikuar është zyrtare dhe se ajo i është dërguar këtij forumi ku konsumatori ka theksuar se kjo faturë e fryer është një “Bombë nga EVN dhe për EVN!”.

“53.813 euro apo mbi 3 milion denarë duhet te paguaj per nje muaj që i bie nga 1793 euro në ditë. A thua vallë si e harxhoi ky njeri gjithe kete energji !!!”, shkruan ky forum social në facebook.

Përmes këtij forumi qytetarët shprehin shqetësime nga mospërballimi i faturave të larta të energjisë elektrike. Portali “tetova1.com” në bashkëpunim me këtë forum ka publikuar disa fatura skandaloze dhe me çmime të larta, ku një qytetarë shqiptarë nga Tetova që jeton në Itali ka shkruar se në Itali jeton dhe paguan 60 euro në muaj, ndërsa në shtëpinë e tij në Tetovë ku nuk jeton askush dhe nuk harxhohet asnjë kilovat energjie, i vijnë faturat prej 2 mijë denarëve.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net