Mbi 800 Delegat në Kongresin e Lëvizjes për Reforma në PDSH
Në Tetove nën pranin e shumë mbi 800 delegatëve Lëvizja për reforma në PDSH që udhëhiqet nga Ziadin Sela filloi kongresin. Kongresi zhvillohet nën emblemën e PDSH-së dhe nën idealet e Arbër Xhaferit.
Në këtë kongres marin pjesë edhe ambasadorë të shteteve të huaja si dhe perfaqsues nga Aleanca Kuq e Zi, përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje.
Që në fillim kongresin e përshëndeti kryetari i RDK-së Vesel Memedi dhe ai PPD-së.
Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare përshëndeti kongresin e Lëvizjes për Reforma të PDSH-së. Ai gjithashtu tha se ka përfunduar koha e atyre që nuk arritën të bëjnë asgjë për shqiptarët andaj ka ardhur koha për gjeneratat e reja që të marrin në dorë çështjet shqiptare.
Memedi para të pranishmëve të këtij kongresi tha se RDK-ja është e gatshme të jap maksimumin për te ecur para të bashkuar.
Arben Taravari tha se PDSH është partia jonë e parë e themeluar nga Arbër Xhaferi dhe ajo nuk mund të bëhet pronë private. Ai tha se numërojnë mbi 22 mijë anëtarë dhe dita ditës rritet anëtarësia.
Kongresi aprovoi miratimin e statusit te ri te PDSH-së. Risi e statutit konsiderohet se është zgjidhja liderit të nominuar me mundësi rizgjidhje edhe për një mandat.
Kongresi pritet të zgjedh kryetarin e partisë.





