KF Renova: Referi Stavrev, tendencioz, s’na la të fitojmë - tetova1.com

KF Renova: Referi Stavrev, tendencioz, s’na la të fitojmë


kfrenova
Kategoria: Sport

Postuar më: Sat, Mar 21, 2015





Skuadra e Renovës ka barazuar 1-1 me Sileksin e Kratovës në kuadër të javës së 21-të të ligës së parë, të zhvilluar të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë. Pas një pjesëlojë pa gola në pjesën e parë bardhekaltrit zhbllokuan rezultatin në minutën e 4-të gjysmëlojës së dytë përmes Mishkovskit për rezultatin 1-0, ndërsa në minutën e 72-të vjen goli i barazimit që realizoi Velinov, dhe me barazimin 1-1 përfundoi ky takim. Mirëpo, drejtuesit e klubit tetovar janë shprehur të pakënaqur me disa vendime tendencioze të referit kryesor Aleksandar Stavrev, që nuk lejuan fitoren e Renovës.
“Aleksandar Stavrev me vendimet e tij nuk lejoi që të fitojmë ndeshjen kundër Sileksit. Ai në pjesën e parë nuk tregoi dy penallti të pastërta për ne, ndërsa në anën tjetër lejon që mysafirët të shënojnë nga ofsajdi. Në vend që të akordoj penallti për ne, ai ndëshkonte lojtarët tanë me kartonë të verdhë. Më e keqja në këtë ndeshje është se ai në fund të takimit ndëshkoi dy lojtarë tanë me kartonë të kuq, Gafurin dhe Jusufin”, deklarojnë për “Lajm” nga KF Renova. Pas javës së 21-të Renova me 33 pikë renditet në vendin e katërt./lajm/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net