Sot protesta ‘Nëna dhe fëmijë’ në Tetovë - tetova1.com

Sot protesta ‘Nëna dhe fëmijë’ në Tetovë


marshi-protestues
Kategoria: Lajme

Postuar më: Sat, Mar 21, 2015





Lëvizja qytetare “Nëna dhe fëmija” sot në Tetovë organizon marsh protestues me moton “Ndërrojmë lodrat për filtra”, në shenjë pakënaqësie për ndotjen alarmante të ajrit në rajonin e Pollogut.

Ata u bëjnë thirrje gjithë nënave që tu bashkëngjiten në protestën e nesërme e në veçanti drejtuesve të institucioneve që të lënë mënjanë interesat personale dhe partiake dhe të veprojnë për të mirën e banorëve të këtij rajoni.

Protesta do të përfshijë disa aktivitete edukativo-arsimore në sheshin e Tetovës, do të ketë edhe marsh protestues ndërsa do të përfundoj me lënien e lodrave nga ana e fëmijëve në sheshin Iliria bashkë me mesazhin “Ndërrojmë lodrat për filtra”. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net