Teuta Arifi : Angazhim serioz për një mjedis të pastër
Me rastin e 21 marsit ditës së pranverës, komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërrmarjen komunale NPK “Tetova”-Tetovë, organizuan një program të larmishëm me përplot aktivitete.
Shënimi i kësaj dite filloi me promovimin e hapësirave të reja gjelbëruese brenda qytetit. Pjesë e aktiviteteve të sotshme ishin edhe garat e ndryshme të organizuara nga nxënësit e shkollave të qytetit,me rastin e ditës së pranverës.Më tej, në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Tetovë, u organizua edhe “Tetova Bike Day”, si dhe ekspozeja “Kid’s Club dhe English Club” nga nxënësit e Këndit Amerikan në Tetovë, të cilët shpalosën talentin e tyre në prani të kryetares Arifi.
Në sajë të shënimit të ditës së pranverës, dhe si pjesë e eventit “Tetova Eco Day 2015″, Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi gjithashtu morri pjesë edhe në tubimin e organizuar nga iniciativa qytetare “Nënat e brengosura”
Arifi i’u bashkangjit edhe marshit protestues me moton “Nëna dhe fëmija” së bashku me fëmijët e saj, me ç’rast znj.Arifi shprehu solidaritetin me të gjitha nënat e qytetit, në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës për më të shtrejtët tanë-fëmijët. Organizatoret e këtij marshi falenderuan edhe publikisht kryetaren Arifi për mbështetjen e pa rezervë të saj, duke i përkrahur vazhdimisht në arritjen e qëllimeve të tyre.
Kryetarja Arifi në fjalën e sajë para gazetarëve ritheksoi qëndrimin dhe hapat konkret që ka ndërmarë Komuna e Tetovës për sa i përket ç’ështjes “Jugohrom”.
Duke theksuar edhe vendimin e këshillit komunal për sa i përket masave preventive ekologjike që ka Komuna në kuadër të hapsirës dhe kompetencave ligjore që posedon.Realizimin e sforcuar të mbikqyrjes inspektuese nga ana e Sektorit të Inspektoratit,që nënkupton edhe rritjen e numrit të inspektorëve të ambientit.









