A mund Shkëndija me Vruçinën, Idrizou, Kirovskin ….të jetë “shef” në Tetovë dhe Maqedoni? - tetova1.com

A mund Shkëndija me Vruçinën, Idrizou, Kirovskin ….të jetë “shef” në Tetovë dhe Maqedoni?


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Mar 22, 2015





Gjatë ditës së djeshme nga portali i Klubit Futbollistik Shkëndija u publikua lajmi me titullin “Të dëshmohet kush është ‘shef’ në Tetovë”.
Ky titull është shumë normal kur dihet se dëshira e të gjithë tifozëve të Shkëndijës, kryesis së saj si dhe pronarit Lazim Destanit ka qenë dhe është që Shkëndija të ketë sa më shumë suksese dhe sidomos
Por ka edhe një të vërtet, që kryesia e Shkëndijës me kalimin e kohës besojm se do ta kuptoj. Shkëndija mund të jetë “shef” në Tetovë dhe Maqedoni vetëm atëher kur pjesa dominante e lojtarëve do jenë shqiptarë dhe kur do të angazhohen lojtarët më të mirë tetovarë. Dhe të tillë nuk jan pak në numër. Ata luajn për skuadrat që janë pjesë e Ligës së parë në Maqedoni, ligës së parë në Shqipëri dhe në shumë skuadra të huaja.
Sa kuptim ka angazhimi i lojtarëve nga shumë shtete tjera, bile edhe nga kontinenti i Afrikës dhe Amerikës, kur ka shumë lojtarë shqiptarë dhe tetovarë që me plotë dëshirë do luanin për ekipin KUQ E ZI. Të jepen mijëra euro në muaj për lojtarë sulmues të huaj dhe ata të mos jenë në gjendje gjatë 90 minutave, një gol t’ia shënojn Teteksit që rangohet e fundit në tabelë nuk don shumë analizë dhe të vihet në përfundim se ku realisht qëndron problemi.
Shpesh prej “Ballistëve” dëgjohen thirjet “Luani me zemër”. Dhe për fatë të keq është shumë i vogël numri i lojtarëve aktual që i kuptojn këto thirje. Por edhe nëse i kuptojnë, është shumë e vërtet se ato luajn vetëm për EURO.
Mjafton ti shohim lojtarët që kanë qenë pjesë e Shkëndijës KAMPION në vitin 2001 dhe të bindemi të gjithë se ku realisht qëndron çelësi i suksesit të ekipit kampion.
Trajner: Qatip Osmani (Tetovë)
Lojtarë: Ferhan Hasani (Tetovë), Nebi Mustafi (tetovë), Izair Emini (Tetovë), Muhamed Useini (Tetovë), Xhelil Abdullai (Tetovë), Elmedin Rexhepi (Tetovë), Jasir Selmani (Tetovë), Valmir Nafiu (Tetovë), Ardian Cuculli (Kërçovë), Sedat Berisha (Shkup), Ardian Nuhiu (Shkup) etj.

SKUADRA AKTUALE

Do të thotë se Shkëndija mund përsëri të jetë “shef” në Tetovë dhe Maqedoni. Por kryesia duhet të ndryshoj strategjinë dhe sa më shumë shqiptarë të ketë në ekip.
/tetova1.com/

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net