Krasniqi lëshon rastin historik, humb nga Brahmeri
Haxhi Krasnqi ka lëshuar mundësinë e artë që të bëhet kampion i botës.
Boksieri shqiptarë, Haxhi Krasniqi ka dështuar që të shpallet kampion i botës, pasi është mundur nga kampioni aktual, Jurgen Brahmer.
Krasniqi pavarësisht përgatitjeve të shumta nuk arriti që të fitoj titullin të cilin e dëshiroi aq shumë.
Kjo humbje është e dyta me radhë për Krasniqin në luftë për titullin e kampionit të botës në WBA, pasi ishte mposhtur edhe më herët nga Nathan Cleverly.
Haxhi Krasniqi kishte disa goditje të forta në raundin e nëntë, por gjermani pavarësisht se ishte gati të rrëzohej arriti të qëndronte në këmbë. Përpos kësaj gjermani “dridhi” Krasniqin që pësoi nokdaun.
Raundi i tetë ishte më i barabartë. Krasniqi për disa momente humbi kontrollin e ndeshjes.
……………………………..
Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes nga Jurgen Brahmer.
“Jam shumë i zhgënjyer. I uroj fitore kolegut tim, më duhet një qetësi që të gjejë ku kam gabuar. Unë nuk do të ndalem deri në arritjen e qëllimit tim, titullin e botës”, ka thënë Krasniqi, shkruan Bild.de.






