Kongresi i Selës, bashkësitë e tjera etnike fshihen nga Statuti i PDSH-së - tetova1.com

Kongresi i Selës, bashkësitë e tjera etnike fshihen nga Statuti i PDSH-së


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Mar 23, 2015





Kongresi i Lëvizjes për Reforma në PDSH ka “fshirë” bashkësitë e tjera etnike nga Statuti i ri i PDSH-së.
Dnevnik shkruan sot se Kongresi ka miratuar Statutin e ri, ku thuhet se partia do të kujdeset në mënyrë demokratike vetëm për të drejtat e shqiptarëve.
Në Statutin e vjetër që vazhdon të vlejë për PDSH-në e Thaçit, thuhet se partia do të kujdeset për të drejtat edhe të bashkësive të tjera etnike.
Dnevnik në artikullin kushtuar Kongresit të së shtunës shkruan gjithashtu se delegatët kanë debatuar për vendndodhjen e selisë dhe vendimi i marrë ka qenë që partia të funksionojë me dy seli, njëra në Shkup dhe tjetra në Tetovë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net