Petrit Saraçini: Armiku i Selës është sedra e tij - tetova1.com

Petrit Saraçini: Armiku i Selës është sedra e tij


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mon, Mar 23, 2015





Aktivisti dhe analisti Petrit Saraçini në profilin e tij në Facebook ka komentuar në lidhje me problemet që mund të përballet kreu i reformatorëve të PDSH-së, Zijadin Sela.

“Kur vendosa te merrem me politike, vendosa te suspendoj egon time” - Arber Xhaferri.

Me dy partite e deritashme me te medha te ulura ne preher te nachallnikave, Zijadin Sela e ka terrenin e paster per te fituar besimin e shqiptareve.

E kam thene disa here. Armiku i vetem i Seles mund te jete vetem sedra e tij. E tregoi gjate intervistes para disa muajve me Dushica Mrgja ne TV “24 Vesti”, ku tregoi emocione te panevojshme ne pyetjet provokuese te cilat gazetari edhe mund t’i beje, qe te kerkoje sqarim te thashethemeve ne opinion.

E tregoi edhe me procesin gjyqesor me gazetaret e te perditshmes “Koha”, duke koklavitur edhe veten edhe kete media pa nevoje ne gjyqesine e nachallnikave.

Do te kishte bere mire, pasi qe thirret ne rrugen e Arber Xhaferrit, te degjoje thenien e tij te shkruar me siper. Te provoje t’i ike sa me shume sedres, e te tregoje shpritgjeresi dhe mirekuptim, dhe sens per bashkepunim dhe bashkim.

Sa per fillim, me permbyllje te animozitetit me gazeten “Koha”, dhe me thirrje te sinqerte per bashkepunim me te gjitha levizjet dhe partite opozitare shqiptare ne Maqedoni.
Ndryshe, do te mbaroje shpejt si pararendesi i tij ne krye te PDSH, sederliu Menduh Thaçi” ka shkruar Saraçini. /Tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net