Ky soj, pa fije turpi, pa pikë loti në sy, na e shesin tradhtine si vyrtit! - tetova1.com

Ky soj, pa fije turpi, pa pikë loti në sy, na e shesin tradhtine si vyrtit!


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Mar 25, 2015





Pas reagimeve të Arben Taravarit dhe disa gazetarëve në lidhje me reagimin e sotëm të Orhan Ibrahimit, ky i fundit ka reaguar perseri. Ne reagimin e fundit thuhet:

Ky soj, pa fije turpi, pa pikë loti në sy, na e shesin tradhtine si vyrtit!

Kur ke dhembje ndoshta edhe s’di si ta zbrazësh atë. Dhembja shtohet,rritet, bëhet shumë më e madhe,kur sheh lakej,spiuj, tradhtarë,mercenarë,nomad partiak, “gazetar”, “intelektual”, “analist”, që më sugjerojn të bëhem si ata.

Ky soj, pa fije turpi, pa pikë loti në sy, na shet moral, dije, mirësjellje, xhentilsi, korrektësi, drejtësi, dinjitet, koncept e parime.

Ndjej neveri dhe mllef me tendencën për të më identifikuar me njerez që nuk kan bosht kurrizor,me të pabesit,me parazit, me ata që kurrë nuk kan jetuar me skamjen, varfërinë, vuajtjet, robërinë dhe brengën e madhe që ka ky popull.

Ndjej neveri dhe mllef, ndaj gjithë atyre që nuk kan guxim të drejtojnë dorën drejtë fajtorëve kryesorë për gjendjen shqiptarevë. Drejtë Ali Ahmetit dhe BDI-së, Rufi Osmanit, Mersel Bilallit, Ziadin Seles, Ismet Ramadanit, Alajdin Demirit, Ymer Selmanit e plotë të tjerë qe kan shitur dhe shesin çdo ditë vullnetin e shqiptarëve.

Me ndjesi deri në përulje, dhe shumë rrespekt për punën dhe veprat e shumë aktivistëve politik,për dy figurat historike të PDSH-së Arben Xhaferi dhe Menduh Thaçi, për të përndjekurit politik dhe luftëtarët e lirisë,për dëshmor dhe heronj të lavdishëm, intelektual,gazetar e mesues./

Kritika,verejtje,sugjerime dhe ide jan të mirëseardhura për mua dhe PDSH-në, gjithmonë dhe gjithëherë vetëm nga këto kategori.

Kategori dhe shtresa të cilat kan jetuar dhe jetojnë me brengën e madhe të popullit, përfundon reagimi i Orhan Ibrahimit-nënkryetarit të PDSH-së

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net