26 vjeçari nga Morana e Shkupit vritet në Siri - tetova1.com

26 vjeçari nga Morana e Shkupit vritet në Siri


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Mar 26, 2015





Një i ri 26 vjeçar nga Morana e komunës së Studeniçanit të Shkupit është vrarë në Siri.

Bëhet fjalë për 26 vjeçarin me inicialet K.M i cili po luftonte përkrahës ISIS-it, ndërsa dyshohet se së bashku me të ka humbur jetën edhe një shtetas tjetër nga Maqedonia.

Xhihadisti i ri në dhjetor të vitit të kaluar nëpërmjet pikës kufitare “Bogorodicë” ka dalur nga shteti dhe mëpas i është bashkuar xhihadishtëve në Siri.

Nga policia kanë konfirmuar se kanë informata të tilla por kanë shtuar se ende po punohet në besueshmërinë e të njëjtëve. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net