Maleski: Konflikti mund të zgjerohet edhe në anën shqiptare
Në lidhje me negociatat e LSDM dhe VMRO-DPMNE-së është prononcuar edhe Denko Maleski, ish profesor universitar. Ai ka thënë se mossuksesi i këtyre negociatave mund të ndikojë që konflikti të zgjerohet edhe në anën shqiptare, me çka do të bëhej edhe më i ndërlikuar.
Sipas tij, roli i lehtësuesve është i dobishëm, porse nganjëherë duket të jetë “blerje kohe për përgatitjen e konflikteve të reja”.
“Në këtë situatë, krijohet përshtypja se kjo e dyta është më e mundshme. Kjo është kështu sepse pas këtyre ndërmjetësve nuk qëndron ndonjë forcë kredibile e cila do të bënte presione për gjetjen e zgjidhjes, gjë që është e nevojshme në të tilla situata. Sepse po të ishte ndryshe, këto konflikte në botë nuk do t’i zgjidhnin priftërinjtë dhe fituesit e çmimeve për paqe”, deklaroi Maleski për “Slloboden Peçat”.








