Zekiri: Fuere ju drejtua VMRO-së apo edhe këtyre të BDI-së
|
Ervan Fuere sot në kongresin tematik të BDI-së ka thënë se Maqedonia në vitin 2005 ka qenë në prag për të BE-së por kjo ka mbaruar në vitin 2006.
“Më kujtohet kur kam ardhur në Maqedoni në 2005. Kur keni qenë para vendeve të tjera kandidat për anëtarësim në BE. Por, euforia e integrimit zgjati deri në zgjedhjet parlamentare në korrik 2006”, deklaroi Fuere.
Këtë deklaratë të Fueres e ka komentuar kryeredaktori i TV Alsat, Muhamed Zekiri i cili në profilin e tij në facebook shkruan: Fuere ne Kongresin tematik te BDI-se: “Ishit para dyerve te BE ku jeni tash”?!!..Athua VMRO DPMNE-se ju drejtua apo edhe ketyre te BDI-se?









