Dino Merlin “bashkoi” shqiptarët dhe maqedonasit në Boris Trajkovski - tetova1.com

Dino Merlin “bashkoi” shqiptarët dhe maqedonasit në Boris Trajkovski


Kategoria: Showbiz

Postuar më: Sun, Mar 29, 2015





Këngëtari boshnjak, Dino Merlin mbrëmë ka performuar në sallën Boris Trajkovski në Shkup, në koncertin e tij si pjesë e turit për promovimin e albumit “Hotel Nacional”. Këngëtari musliman nga Bosnje dhe Hercegovina i cili këndon këngët e tij në gjuhën sllave nuk e pati problem të mbush plot sallën dhe të shes me mbi 10 mij bileta.

Në koncert kanë marë pjesë një numër i madh adhuruesve të këngëve të tij e që i takojnë kombit shqiptar. Ndonëse është problem që në mjedise siç është Maqedonia të bashkohen shqiptarë e maqedonas për ndonjë çështje, Merlin nuk e pati problem këtë.

Merlin ka thënë se ka patur një atmosferë fantastike në Shkup, ku publiku ka mundur të dëgjoj dhe shijoj hite të reja dhe të vjetra të këngëtarit.

Biletat për koncertin kanë qenë të shtrejta për standardin e qytetarëve të Maqedonisë, 900 denar për vendet në këmbë, kurse 1200 denar për vendet ulur. /tetova1.com/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net