Përleshjet mes fansave në Elbasan, nuk janë të përfshirë tifozët nga Maqedonia - tetova1.com

Përleshjet mes fansave në Elbasan, nuk janë të përfshirë tifozët nga Maqedonia


flamurikombetar-ballistet
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Mar 29, 2015





Një ngjarje e turpshme ka ndodhur para ndeshjes Shqipëri-Armeni, ku ka pasur përleshje ndërmjet tifozerive shqiptare që kanë shkuar për të përkrahur kombëtaren.

Pas publikimit të lajmit në media, shumë mesazhe kanë arritur në adresë të Tetova1.com nëse në zënkë kanë qenë të përfshirë edhe tifozët shqiptar nga Maqedonia, gjegjësishtë Ballistët dhe Shfercerat. Por jo, siç mëson Tetova1.com nuk ka pasur asnjë përleshje ndërmjet tifozërive nga Maqedonia dhe asnjë antar i tyre nuk ka qenë i përfshirë në zënka.

Përleshje ka pasur ndërmjetë Plisave të Prishtinës me Tordicat e Mitrovicës, si dhe ndërmjetë Tirana Fanatics dhe tifozëve të Elbasanit.

Një përleshje e tillë kishte ndodhur para disa vitesh ndërmjetë Ballistëve dhe Shfercerave, megjithatë zënka tjera nuk ka pasur prej atëherë deri më tani edhe pse këto dy tifogrupe më asnjëherë nuk kanë bashkëpunuar. /tetova1.com

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net