-
Ndotje - 06/11/2014
-
Nje i vdekur ne aksident komunikacioni - 2 hours ago
-
Foto e rrallë e Xhamisë Burmali në Shkup - 2 hours ago
-
RTV 21 vjen edhe në Maqedoni (VIDEO) - 2 hours ago
-
Tetovë: Ndjekje me vetura dhe gjuajtje me armë si në filma aksion - 3 hours ago
-
Neziri: Maqedonia, vendi më i sigurt për investime të huaja - 3 hours ago
-
Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave - 3 hours ago
-
MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore - 4 hours ago
-
Tmerr: Qent endacak sulmojnë qytetarët në mes të ditës (VIDEO) - 4 hours ago
-
Ermira Mehmeti: Në vitin 2001 bisedohej për shtetin, sot për pushtetin? - 8 hours ago
-
Kasami: Zona Ekonomike e Tetovës më mirë të ishte mbjell patate - 8 hours ago
Bejta: Qeveritarët që nuk punojnë në interes të popullatës të dorëhiqen
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta në cilësinë e delegatit në ditën e dytë të Kongresit Tematik të BDI-së në pjesën e debatit të brendshëm i ftoi të gjithë qeveritarët të punojnë në interes të shoqërisë shqiptare ose në të kundërtën nëse nuk dëshirojnë të punojnë le të japin dorëheqje dhe do zëvendësohen me kuadro që duan të punojnë në interes të kombit të tij.
Bejta gjithashtu tha se kjo qeveri e ka humbur besimin e popullatës dhe se duhet qeveri e përkohshme për dalje nga kjo krizë e thellë politike.
Fjalimi i plotë i Nevzat Bejtës:
E nderuara kryesi e punës,
Të nderuar mysafir,
Të nderuar delegatë,
I nderuari kryetar Ahmeti,
Unë si delegat ju falënderoj që ju si kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, organizuat për herë të parë në jetën pluraliste dhe demokratike në Maqedoni, Kongresin Tematik dhe pa kurrnjëfarë dogane dhe kufizimi çdo delegat ka të drejtë ti shprehe mendimet e veta. Kjo do të thotë se lideri jonë z. Ali Ahmeti është demokrat dhe në shpirtin e tij e ka lirinë, barazinë dhe drejtësinë, vlera dhe elemente me të cilat shoqëria demokratike evropiane ka shkuar përpara.
Prandaj, edhe unë si delegat, do ti jap idetë dhe mendimet e mia për situatën në të cilën gjendet vendi, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe shoqëria jonë shqiptare. Ne e dimë mirë se me punë, me dashuri, me sinqeritet viti 2014 i zgjedhjeve Parlamentare ishte viti më i suksesshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, ashtu vendosën shqiptarë. Prandaj fuqinë në Maqedoni e ka BDI-ja, besueshmërinë në Maqedoni e ka BDI-ja e udhëhequr nga kryetari jonë.
Por, fillimi i vitit 2015 vendin tonë e gjeti të trazuar me një krizë të thellë politike e cila mund të ketë pasoja të mëdha për perspektivën e këtij vendi nëse nuk gjendet sa më shpejtë zgjidhje politike.
Tashmë çdo qytetar pa marrë parasysh kujt komuniteti i takon e ka të qartë se si është gjendja në Maqedoni, ka ra kredibiliteti i besueshmërisë se institucioneve të shtetit. Qeveria e ka humbur besueshmërinë, institucioneve ju ka ra vlera.
Por sot në këtë kongres Tematik e që është meritë e kryetarit që është e vërtet, në mesin tonë i kemi të gjithë funksionarët e BDI-së qoftë ata të cilët më herët kanë qenë funksionar, qoftë funksionarët apo qeveritarët që janë aktualisht. Ne funksionar jemi bërë me votën e lirë të qytetarëve tanë. Qoftë ish funksionarët, qoftë funksionarët aktual mbi supet e tyre mbajnë përgjegjësi të madhe. Nuk mund të rrimë anësh dhe nuk mund të gjejmë arsye ti ikim përgjegjësisë në të cilën ndodhët vendi dhe shoqëria shqiptare për shkak se ne e kemi qeverisjen edhe në nivelin qendror, edhe në nivelin lokal.
A kemi bërë aq sa duhet, nuk kemi bërë. Qeveritarët e BDI-së kanë mundësi të bëjnë edhe më shumë në interes të shoqërisë së vet. Këtu nuk është faji i qytetarëve shqiptar të cilët për dhjetë vite me radhë na e kanë dhënë besimin e tyre duke na votuar dhe besuar. Kështu që përgjegjësia bie mbi qeveritarët tanë të cilët nuk flasin aty ku duhet, por aty ku nuk duhet. Nga ky kongres i ftoj të gjithë qeveritarët zëvendëskryeministrat, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave, drejtorët dhe administratorët të cilët janë të punësuar.
Do ndalem më radhë. Zëvendëskryeministrat të cilët kanë marrë bekimin e BDI-së, në vendin e punës qoftë në mbledhjet qeveritare të rrinë me orar të caktuar dhe mos lëvizin për shkak se kemi përgjegjësi ndaj popullatës tonë, në kabinetin e tyre të rrinë mbas orarit të punës që t’ju shërbejnë qytetarëve dhe atë ta bëjnë me kënaqësi dhe dashuri. Nëse nuk kanë kënaqësi dhe dashuri, le të japin dorëheqje për shkak se ka plot aktivist të përgatitur në periudhën e shkuar nga radhët e BDI-së ta bëjnë punën në interes të shoqërisë shqiptare. E njëjta gjë vlen edhe për ministrat. Nuk guxojnë që ministrat tanë në kabinetin qeveritar dhe ose nga kabinetet e tyre të kaloje një propozim që shkon në dëmin e qytetarëve shqiptar dhe tjerëve. Nuk guxojnë që një konkluzion të kaloje në kabinetin qeveritar që nuk shkon në dobi të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka mundësi të rrinë, leja vendin tjetërkujt.
Deputetët, jo se u bëj qejf punojnë për shkak se procedurat janë të tilla. Propozim ligjet kalojnë nga qeveria te deputetët. Deputetët tanë janë syçelë dhe luftojnë, nuk kanë lejuar që disa ligje të cilat nuk kanë qenë në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve tjerë por kanë votuar ligje që janë në dobi të qytetarëve. BDI-ja i pranon të gjitha propozim ligjet që shkojnë në dobi të gjithë qytetarëve pa mos u bërë dëm qytetarëve të komuniteti shqiptar dhe komunitetit maqedonas.
Kryetarët e komunave kanë përgjegjësi të madhe, duhet ta realizojnë programin që e kemi premtuar përpara gjithëve aktivistëve, në prezencë të qeveritarëve dhe në prezencë të kryetarit tonë. Nuk duhet që si kryetar komunash të shkëputemi nga qytetarët. Aty ku ka mangësi ligjore ne do ti propozojmë për ti përmirësuar. Sa u takon administratorëve të tashëm dhe të ardhshëm, të lexojnë, të aftësohen, të punojnë dhe të jenë në shërbimin e qytetarëve shqiptarë sepse falë popullit ata janë të punësuar dhe marrin financa nga shoqëria shqiptare dhe të punojnë për shoqërinë shqiptare.
Do përmendi dy shembuj negativ të qeverisjes së gjatë të VMRO-DPMNE-së. Shembulli i parë është buxheti shtetëror. 2.5 miliardë euro, për nëntë vite përafërsisht vjen 23 miliardë euro. Për shpenzimet e administratorëve dhe për punët do themi se janë harxhuar 10 miliardë euro. 12 miliardë janë harxhuar për investime. Këtu duhet ne të jemi syçelë, sa prej atyre 12 miliardë euro janë investuar në vendbanimet shqiptare. Këtë nuk duhet ta harrojmë, nuk duhet të tolerojmë që financat e buxhetit të përbashkët të harxhohen vetëm në një drejtim. Ligji për Zhvillim Regjional të Barabartë, 1% nga Bruto Prodhimi Vendor, ligj i cili është miratuar në vitin 2007 dhe nuk është zbatuar në praktik që u është bërë dëm vendbanimeve shqiptare ose regjionit më të banuar me shqiptar, regjionit të Pollogut.
Për të dalë nga kjo krizë politike, nga kjo situatë e rëndë kam propozimin që sa më shpejtë të formohet qeveri e përkohshme e cila do merr mbështetjen unanime nga partitë politike të cilat në supet e tyre mbajnë përgjegjësinë e votuesve, Bashkimi Demokratik për Integrim, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Përveç funksionimit normal të administratës dhe organeve shtetërore, detyrat kryesore të saja do të ishin:
Zgjidhja e çështjes së emrit, rishikimi i kodit zgjedhor, organizimi i regjistrimit të popullsisë, përmbyllja e procesit të decentralizimit dhe rregullimi me ligj i formimit të qeverisë nga partitë fituese nga të dyja blloqeve shqiptar dhe maqedonas, sigurimi i mekanizmit të ndarjes së pushtetit, funksionimin normal dhe të pavarur të gjitha institucioneve të pushtetit qendror. Në përfundim të mandatit 6 mujor ose 1 vjeçar kjo qeveri e përkohshme duhet të siguroj organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, të pranueshme nga të gjitha palët.
Është koha që fuqitë Perëndimore të përmirësojnë një padrejtësi shekullore që e kanë bërë ndaj shqiptarëve duke i coptuar ata në shumë pjesë, të japin kontributin e tyre që ti bashkojnë ata në kuadër të Bashkimit Evropian. Jemi për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet, por fillimisht duhet që Serbia e cila më ndihmën e Rusisë ka torturuar, nënçmuar dhe masakruar popullin shqiptarë të kërkojnë falje për veprat e shëmtuara që i kanë bërë në të kaluarën.
Nëse si popull shtet formues i këtij vendi, nuk trajtohemi të barabartë, do të detyrohem që ti krijojmë institucionet tona të pavarura dhe autonome në trojet tona shekullore ngaqë janë krijuar kushtet dhe jemi të gatshëm për ti udhëhequr ato, për shkak se tash e kemi Shqipërinë e lirë me universitete publike dhe private dhe Kosovën e pavarur me universitete publike dhe private dhe ne kemi universitet tona private dhe publike dhe rininë tonë e kemi të përgatitur për ti udhëhequr institucionet tona dhe të jetojmë të barabartë në shtetin tonë të përbashkët.
