-
Ndotje - 06/11/2014
-
Nje i vdekur ne aksident komunikacioni - 2 hours ago
-
Foto e rrallë e Xhamisë Burmali në Shkup - 2 hours ago
-
RTV 21 vjen edhe në Maqedoni (VIDEO) - 2 hours ago
-
Tetovë: Ndjekje me vetura dhe gjuajtje me armë si në filma aksion - 3 hours ago
-
Neziri: Maqedonia, vendi më i sigurt për investime të huaja - 3 hours ago
-
Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave - 3 hours ago
-
MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore - 4 hours ago
-
Tmerr: Qent endacak sulmojnë qytetarët në mes të ditës (VIDEO) - 4 hours ago
-
Ermira Mehmeti: Në vitin 2001 bisedohej për shtetin, sot për pushtetin? - 8 hours ago
-
Kasami: Zona Ekonomike e Tetovës më mirë të ishte mbjell patate - 8 hours ago
Fejth: I gatshëm të ndihmoj për zgjidhjen e krizës
Diplomati holandez Piter Fejth nuk pohon por as nuk përjashton, mundësinë e angazhimit të tij në ndërmjetësimin e bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës, lidhur me krizën politike në Maqedoni. Ish ndërmjetësuesi në krizën e vitit 2001 dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, u përgjigj pyetjes së Alsat M për edicionin e sotëm “360 gradë”, pasi Fejt paraprakisht u takua me Ministrin e punëve të jashtme Nikola Poposki.
“Dalja nga kriza varet nga forcat politike të vendit. Njëra nga mundësitë në të vërtet do të ishte ndonjë formë e ndihmës së të huajve. Mendoj se në Bruksel për këtë gjë, ka interes dhe mendime aktuale, të ndihmohet përmes institucioneve të ndryshme evropiane, përfshi edhe Parlamentin Evropian. Nuk kam njohuri nëse emri im gjendet në ndonjë listë. Mirëpo, sërish, siç përmenda, të gjithë shpresojmë dhe mendojmë se Maqedonia do ta tejkalojë këtë situatë, dhe nëse mund të ndihmojë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, deklaroi Piter Fejth, diplomat holandez.
