-
Ndotje - 06/11/2014
-
Nje i vdekur ne aksident komunikacioni - 2 hours ago
-
Foto e rrallë e Xhamisë Burmali në Shkup - 2 hours ago
-
RTV 21 vjen edhe në Maqedoni (VIDEO) - 2 hours ago
-
Tetovë: Ndjekje me vetura dhe gjuajtje me armë si në filma aksion - 3 hours ago
-
Neziri: Maqedonia, vendi më i sigurt për investime të huaja - 3 hours ago
-
Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave - 3 hours ago
-
MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore - 4 hours ago
-
Tmerr: Qent endacak sulmojnë qytetarët në mes të ditës (VIDEO) - 4 hours ago
-
Ermira Mehmeti: Në vitin 2001 bisedohej për shtetin, sot për pushtetin? - 8 hours ago
-
Kasami: Zona Ekonomike e Tetovës më mirë të ishte mbjell patate - 8 hours ago
Fletorja e borxhlive…
Fatet e njerëzve ndonjëherë dinë të jenë edhe të dhembshme, mbese të trishtueshme. Një fat të tillë ka edhe Naimi, djali me të meta psikike dhe fizike. Për të kujdeset nëna e tij. E bukura e lagjes së Seravës në Shkup janë fëmijët që lozin me top. Janë ulur në shkëmbin e pragut të derës së një shtëpie. Në dorë mbajnë nga një copë buke të lyer me gjalpë. Edhe dyert e kësaj lagje tregojnë për të kaluarën. Dera e drurit me një kambanë në mes kumboi, por nuk u hap. Në këtë lagje është edhe shitorja “Vuli”. Pronarja Lejla Hasani punon pa reshtur. Ajo e hap shitoren çdo ditë të javës, për t’iu ofruar njerëzve ushqimin e përditshëm. Në sirtar mban një fletore, të cilën e ruan si sytë e ballit. Në të ka regjistruar emrat e konsumatorëve që kanë marrë produkte, siç thotë, me “veresi”. Në fletoren e saj figuron edhe familja e Naimit, por edhe të atyre fëmijëve që akoma nuk e kanë ndjerë peshën e brengës. “Në një familje janë shtatë anëtarë. Kanë ardhur të marrin ushqim dhe për momentin nuk kanë para që t’i paguajnë, prandaj dhe shënohen në fletoren. Çdo ditë marrin 2 koka vezë. Ndonjëherë u fali më tepër. Nuk kanë të ardhura. Në një familje tjetër janë dymbëdhjetë anëtarë. Po kështu edhe ata marrin veresi dhe plaku i shtëpisë merr pensionin, vijnë dhe e shlyejnë borxhin. Kështu ndodh çdo muaj. Shuma e borxhit arrin 3.500 denarë. Familjes Kryeziu që mbahej nga pensionin e plakut, ju shtuan hallet me vdekjen e tij. Shuma e papaguar e tyre arriti në 10.000 denarë, por u shfaq një bamirës dhe pagoi një pjesë të borxhit, 3.000 denarë. Ka raste të familjeve që ua kanë ndalë ndihmat sociale, 8 muaj nuk u janë paguar dhe gjatë kësaj kohe kanë kërkuar lëmoshë. Ata mbeten me shprese se do t’ua japin ndihmën dhe do ta kthejnë borxhin në shitore. Nëna me dy fëmijë është detyruar të del në rrugë të lyp. Shteti ia ka marrë në mbikëqyrje fëmijët. Ajo lufton që t’i rikthej fëmijët në vatrën e saj skamnore”, thotë Lejla.
Gjendja e vështirë ekonomike e familjeve në lagjen e Seravës më së mirë është pasqyruar në shitoret e mëhallës. “Duke vërejtur vështirësitë për ta përballuar jetën me ushqime elementare, kam vendos të jemi bamirës. Në raste festash përgatisim kutia me produkte ushqimore dhe detergjente dhe ua dërgojmë nga dy kutia familjeve të varfra. Kjo është mundësia e vetme e jona”, thotë Lejla.
Në fletore shihen emrat dhe shumat e borxhit: Ramiu 555 denarë, Asije 119 denarë, Amra 300 denarë, Drita 107 denarë, Qazimi 1825 denarë, Nazmiu 1080, Daniela 919 denarë, Hajri 130 denarë etj. “Këto janë shënimet e përditshme. Thonë se do të vijmë në mbrëmje t’i paguajmë dhe shkon me muaj e s’mund ta realizojnë pagesën”,thotë Lejla.
Krahas njerëzve që furnizohen me ushqime, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe shitoret. Pra, të furnizohen me artikuj të domosdoshëm për qytetarët. Edhe pronarët e këtyre shitoreve mallin për furnizim duhet ta blejnë, ndaj dhe ekzistenca e tyre varet ata që blejnë. Shitoret që mbajnë fletore nuk e kanë lehtë, por është shpirti bamirës i pronarëve të tyre, të cilët mundohen, shpesh duke i improvizuar, si në rastin konkret me fletore, që t’ua lehtësojnë gjendjen familjeve të varfra. Është mirë që në lagjet tona ka edhe të tillë (pronarë) që nuk hezitojnë të sakrifikojnë për ata që vuajnë edhe për kafshatën e gojës….
/Delvina KËRLUKU/
