Share

Kozniku: E falënderoj Shkëndijën, uroj të bëhen kampion

Të hënën, klubi i futbollit Shkëndija dhe trajneri i njohur kosovar, Ardian Kozniku edhe zyrtarisht kanë ndërprerë bashkëpunimin disa mujor.

Pas kësaj trajneri dhe ishlegjenda shqiptare është pronocuar për “Lajm”, ku ka falënderuar të gjithë në klubin e futbollit Shkëndija.

“I falënderoj lojtarët, publikun tetovar, e në veçanti tifozët ‘Ballistat’. Për mua ishte krenari të jem pjesë e Shkëndijës. I falënderoj nga zemra të gjithë te Shkëndija, posacërisht pronarin Lazim Destani, i cili ka krijuar kushte fenomenale për klubin, duke e bërë një nga klubet më të organizuara jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë saj. Kontributi i tij është shumë i madh. Një falënderim special edhe për profesorin Metin Dalip për punën fenomenale që ka bërë te Shkëndija”, u shpreh në fillim Kozniku.
“Unë po e lë Shkëndijën në vendin e tretë, në vendin i cili i mundëson garim në skenën europiane. Inshalla bëhen kampion. Po largohem krenar nga Shkëndija, pasi kam bërë një punë të pastër si loti. E lë me faqe të bardhë”, shtoi Kozniku.

Emri i madh i futbollit shqiptar në orën 16:00 do të niset me aeroplan drejt Zagrebit, ku do të bashkohet me familjen e tij. Kozniku na bëri me dije se tash për tash nuk e ka ndërmend të angazhohet në ndonjë klub të ri.