-
Ndotje - 06/11/2014
-
Nje i vdekur ne aksident komunikacioni - 2 hours ago
-
Foto e rrallë e Xhamisë Burmali në Shkup - 2 hours ago
-
RTV 21 vjen edhe në Maqedoni (VIDEO) - 2 hours ago
-
Tetovë: Ndjekje me vetura dhe gjuajtje me armë si në filma aksion - 3 hours ago
-
Neziri: Maqedonia, vendi më i sigurt për investime të huaja - 3 hours ago
-
Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave - 3 hours ago
-
MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore - 3 hours ago
-
Tmerr: Qent endacak sulmojnë qytetarët në mes të ditës (VIDEO) - 4 hours ago
-
Ermira Mehmeti: Në vitin 2001 bisedohej për shtetin, sot për pushtetin? - 8 hours ago
-
Kasami: Zona Ekonomike e Tetovës më mirë të ishte mbjell patate - 8 hours ago
Llabënishti: Përgjimet dëshmuan korrupsionin dhe politizimin e gjyqësisë
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, gjatë kongresit dy ditorë tematik kanë konfirmuar vërtetësinë e bisedave të publikuara nga opozita duke drejtuar gishtin kah partneri i tyre VMRO-DPMNE si për përgjimin ashtu edhe për përmbajtjen e bisedave. Më i ashpër ishte zëvendësministri i mbrojtjes Arben Llabënishti i cili tha se përgjimet dëshmuan korrupsionin dhe ndërhyrjen në gjyqësor.
Ndërkaq deputeti, Zulf Adili në fjalimin e tij para delegatëve kërkoi që Maqedonia të ndërrojë konceptin dhe të bëhet shtet qytetarë, njëjtë si Republika e Kosovës.
Në kongresin e djeshëm pati kritika si për veprimin e Qeverisë në përgjithësi ashtu edhe për funksionarët e BDI-së në Qeveri.
Delegatët në kongres shpalosën edhe kërkesa të reja të cilat thanë se BDI duhet ti parashtrojë në Qeveri dhe Parlament, si miratimi i një ligji të ri për gjuhën shqipe dhe votimi me Badenter i Qeverisë dhe buxhetit të shtetit.
Arben Zeqiri
