-
Ndotje - 06/11/2014
-
Nje i vdekur ne aksident komunikacioni - 2 hours ago
-
Foto e rrallë e Xhamisë Burmali në Shkup - 2 hours ago
-
RTV 21 vjen edhe në Maqedoni (VIDEO) - 2 hours ago
-
Tetovë: Ndjekje me vetura dhe gjuajtje me armë si në filma aksion - 3 hours ago
-
Neziri: Maqedonia, vendi më i sigurt për investime të huaja - 3 hours ago
-
Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave - 3 hours ago
-
MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore - 4 hours ago
-
Tmerr: Qent endacak sulmojnë qytetarët në mes të ditës (VIDEO) - 4 hours ago
-
Ermira Mehmeti: Në vitin 2001 bisedohej për shtetin, sot për pushtetin? - 8 hours ago
-
Kasami: Zona Ekonomike e Tetovës më mirë të ishte mbjell patate - 8 hours ago
Murseli: Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ‘e duan Maqedoninë deri në vdekje’
“BDI, pluhuri i pandershmërive… Ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, tha se BDI nuk ka më vend në një Qeveri të këtillë. Shihet qartë se kjo qeveri e ka humbur të gjithë kredibilitetin dhe legjitimitetin e saj. E ka larguar vendin larg e më larg objektivitetit për në BE. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time, se sa më gjatë BDI qëndron në këtë përbërje politike, aq më shumë do të mbulohet nga pluhuri i pandershmërive dhe abuzimin e pushtetit. BDI duhet pyes veten, çfarë do të përfitonte nga qëndrimi në të njëjtën strukturë politike, nëse parimet për të cilat është krijuar pikërisht partia, nuk ekzistojnë më”, tha Fuere, e qe ishte e papritur per Ali Ahmetin. Nje qasje e tille e drejtperdrejte eshte vertet nje mesim tematik i shprehur pa ekuivoke nga diplomati Foure, i cili demaskoi maskaraden e pergatitur nga BDI-ja.
Shume preciz dhe konciz ishte Foure! Preku pyetjen engimatike: pse ende BDI rri ne kete qeveri? Pergjigje nuk mund te pritet nga Ali Ahmeti, sepse nuk di te pergjigjet ne kete pyetje, perpos qe ka nje deshire te flakte qe do te vdese e nuk do ta tregoje. Maqedonia qenka sa e tij, sa e Nikolles! Zaten per te dashur Maqedonine sa Nikolla edhe paska luftuar. Paska vrare ata qe nuk e duan me shume se ai dhe Nikolla Maqedonine, dhe vazhdojne te vrasin te gjithe ata qe e duan me pak se keta.
Shou i pergatitur do t’i kthehet bumerang, ngase me keto truqe nuk mbahen me gjalle shqiptaret! Pa asnje shenje shqiptare, vazhdojne te jargiten per shqiptaret qe i kane dele per qethje kur afrohen zgjedhjet.
Nen vellon e gjoja transparences partiake, rane pre mysafiret e shumte, te cilet nuk do ta kene per ndere nje nikoqirllet te tille. T’i shkosh ne konak njerezve qe kthyen mbrapa dhembezorin kombetar dhe shtremberuan rrugen e nisur, dikur te trasuar ne idealet e ndergjegjes kolektive, eshte bashkepjesemarrje ne krimin politik qe po u behet shqiptareve nga Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci, te cilet “e duan Maqedonine deri ne vdekje”.
Dhe, tash, halli me i madh per Ahmetin dhe Thacin, nuk eshte Nikolla Gruevski apo “bombat” e Zaevit, po hall te perbashket kane opsionet e treta (ose të reje). Keta dhe dishepujte e tyre druajne nga organizimet tjera shqiptare, te cilat i shohin si rrezik dhe i shpallin armiq, tradhetare, udbashe…
PS: BDI dhe Ali Ahmeti duhet para shqiptareve te japin per shumecka llogari, por duhet te tregojne se sa u kushtoi ky tubim, sepse nuk besoj se shumica e mysafireve (ata te larget) te kene paguar vete biletat e udhetimit dhe akomodimin”, - shkruan analisti Nebi Murseli në lidhje me Kongresin Tematik të BDI-së./Almakos
