-
Ndotje - 06/11/2014
-
Nje i vdekur ne aksident komunikacioni - 2 hours ago
-
Foto e rrallë e Xhamisë Burmali në Shkup - 2 hours ago
-
RTV 21 vjen edhe në Maqedoni (VIDEO) - 2 hours ago
-
Tetovë: Ndjekje me vetura dhe gjuajtje me armë si në filma aksion - 3 hours ago
-
Neziri: Maqedonia, vendi më i sigurt për investime të huaja - 3 hours ago
-
Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave - 3 hours ago
-
MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore - 4 hours ago
-
Tmerr: Qent endacak sulmojnë qytetarët në mes të ditës (VIDEO) - 4 hours ago
-
Ermira Mehmeti: Në vitin 2001 bisedohej për shtetin, sot për pushtetin? - 8 hours ago
-
Kasami: Zona Ekonomike e Tetovës më mirë të ishte mbjell patate - 8 hours ago
Pendarovski ja bën 8 me 2 Fatmir Besimit
Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi iu bëri thirrje VMRO-së dhe LSDM-së që të japin maksimumin në rivendosjen e dialogut politik, pasi në të kundërtën vendi rrezikon seriozisht rekomandimin për fillimin e bisedimeve. Besimi gjithashtu theksoi se ndonëse jo formalisht, BDI-ja tashmë është pjesë e dialogut politik.
“Sot është me rëndësi që palët të japin maksimumin që mos të ndërpresin dialogun pa e filluar.Me rëndësi është që në këtë agjendë të kyçen edhe faktorë relevantë politik të vendit të cilët do të bëjnë të mundshme realizimin e agjendës evropiane. Çdo vit duhet të punojmë që ta fitojmë rekomandimin dhe skenari i mundshëm edhe këtë vit është nëse nuk rivendoset dialogu politik të mos ketë rekomandim, afati kur të rivendoset dialogu, afati ishte dje..”, tha Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane.
StevoPendarovski nga ana tjetër bisedimet në Bruksel i vlerësoi si më të vështira se ato të 2001-shit, si dhe shprehu dyshime rreth ndonjë epilogu pozitiv. Nga ana tjetër Pendarovski theksoi se përfshirja e partive shqiptare në procesin e bisedimeve do të ishte e mirëpritur vetëm nëse ato do të angazhohen për përgjegjësi të vërtetë të qeverisë dhe jo ndryshime kozmetike.
“Nëse partitë politike shqiptare mendojnë se qeveria aktuale ka për qëllim të na përfshijë në proceset euro-atlantike ata që sot duhet të ftohen në procesin e bisedimeve si palë e barabartë sepse edhe ata brengosen se për atë se çfarë Maqedonie do të kemi nesër. Por nëse mendojnë se qeveria nuk është fajtore se vetëm me ndryshime kozmetike, madje pas disa dorëheqjeve individuale punët mund të vazhdojnë si zakonisht atëherë të mos presin ftesë për përfshirje në ato bisedime”, deklaroi Stevo Pendarovski, LSDM.
Edhe përfaqësuesit e sektorit civil dhe botës akademike në debatin e sotëm mbi rolin e BE-në në krizën aktuale shprehën dyshimin për një epilog pozitiv nga ndërmjetësimi i euro-parlamentarëve. Ata i bënë thirrje Brukselit për një angazhim më të madh dhe thelbësor në Maqedoni dhe rivendosjen e rajonit në agjendën e prioriteteve.
“Porosia ime drejt Brukselit është që duhet të fillojnë të përdorin fjalët e duhura. Ku jemi dhe çfarë mund të presim nga to. Ka nevojë për një porosi se me këtë garniturë politike nuk ka partneritet dhe bashkëpunim”, u shpreh NikollaDimitrov, Instituti Hagës për Drejtësi Globale.
“Ballkani mund të rikthehet në prioritetet e BE-së por jo me tolerimin e regjimeve jo demokratike në Ballkan”, theksoi Blerim Reka, profesor.
“Nuk mendoj se përfshirja e disa euro-parlamentarëve do ta ndryshojë dinamikën plotësisht, BE-ja duhet të mendojë për një përfshirje më të plotë dhe kredibile. Kjo nuk është e lehtë. Nuk dua të argumentoj nëse kriza aktuale në Maqedoni është produkt i BE-së por sigurisht që BE-ja nuk është vetëm pjesë e zgjidhjes por pjesë e problemit se ku e gjen veten Maqedonia”, tha Florian Bieber, Qendra për studime të Evropës Juglindore.
Për përfaqësuesit në debatin e sotëm mos zgjerimi i Unionit në 5 vitet ardhshme nuk i arsyeton shtetet aspirantenga devijimi në përmbushjen e kritereve demokratike dhe vlerave evropiane, por as BE-në për të mos e shprehur mbështetjen e fushime ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor. Semra Jakupi
