-
Ndotje - 06/11/2014
-
Nje i vdekur ne aksident komunikacioni - 2 hours ago
-
Foto e rrallë e Xhamisë Burmali në Shkup - 2 hours ago
-
RTV 21 vjen edhe në Maqedoni (VIDEO) - 2 hours ago
-
Tetovë: Ndjekje me vetura dhe gjuajtje me armë si në filma aksion - 3 hours ago
-
Neziri: Maqedonia, vendi më i sigurt për investime të huaja - 3 hours ago
-
Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave - 3 hours ago
-
MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore - 4 hours ago
-
Tmerr: Qent endacak sulmojnë qytetarët në mes të ditës (VIDEO) - 4 hours ago
-
Ermira Mehmeti: Në vitin 2001 bisedohej për shtetin, sot për pushtetin? - 8 hours ago
-
Kasami: Zona Ekonomike e Tetovës më mirë të ishte mbjell patate - 8 hours ago
Profesorë nga Universiteti i Oksfordit mbajtën ligjërata në USHT
Në kuadër të programit Oxford Connection V, më 27.03.2015 në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndruan disa profesorë nga Universiteti i Oksfordit, ku përpara studentëve dhe stafit akademik të USHT-së zhvilluan ligjërata. Me këtë rast, udhëheqësi i Zyrës për shkencë dhe inovacione, Prof. dr. Bashkim Ziberi theksoi se Universiteti Shtetëror i Tetovës rëndësi të veçantë i kushton shkëmbimit të ideve në mes profesorëve të vendit tonë dhe atyre të Oxfordit. “Për të tretën herë me radhë, universiteti ynë është nderuar me prezencën e profesorëve që vijnë nga vendi që ka edhe njërin ndër universitetet më prestigjioz në botë – Oxfordi”.
Programi OXFORD CONNECTION, është pjesë e iniciativës së Institutit Ballkanik për Besim dhe Kulturë, ka për qëllim të bëjë lidhjen e institucioneve të Maqedonisë me njërin nga vendet udhëheqëse të arsimit të lartë në botë. Dhe këtë qëllim është duke e arritur në mënyrë shumë të suksesshme duke mundësuar shkëmbim të ideve midis akademikëve, profesorëve, shkencëtarëve, studentëve dhe intelektualëve të tjerë të vendit tonë me ata të Oksfordit. Me këtë jepet një kontribut i madh ndaj sferës publike të shoqërisë sonë, duke i rritur kështu mundësitë e të gjithë atyre që kanë potencial dhe synim për arritjen e qëllimeve kulmore në zhvillimin e tyre akademik.
Ndërsa, drejtori i Institutit Ballkanik për Besim dhe Kulturë, Dr. Kostaki Millkov i falënderoi drejtuesit e USHT-së për bashkëpunimin e ofruar në këtë drejtim. “Më vjen mirë që sot para një numri të konsiderueshëm të studentëve, profesorët nga Universiteti i Oksfordit do t’i zhvillojnë ligjëratat. Në emër të Institutit Ballkanik për Besim dhe Kulturë do të doja t’i falënderoj drejtuesit e USHT-së për këtë organizim dhe këtë mikpritje, dhe shpresoj se do të mbeteni të kënaqur nga ligjëruesit, pasi që do të trajtojnë disa tema”, theksoi Dr. Kostaki Millkov. Dr. Millkov gjithashtu falënderoi edhe koordinatorin e USHT-së në projekt Mr. Kushtrim Ahmeti, për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë në vite.
Njëherit, studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë i USHT-së patën mundësi që nga ligjëruesi Heidi Gastall të dëgjojnë ligjëratën mbi Spektrometrinë e masës – komplekset proteinike mund të fluturojnë!, ku u paraqitën rezultate shkencore mbi vetitë e proteineve të ndryshme me anë të metodës se spektrometrisë. Ligjëruesi Kopano Mabaso dha një vlerësim të jashtëm kualitativ të objekteve shëndetësore në Afrikën e Jugut, që për nga struktura, dhe vështirësitë ishte shumë e ngjashme me gjendjen në vendin tonë.
