-
Ndotje - 06/11/2014
-
Nje i vdekur ne aksident komunikacioni - 2 hours ago
-
Foto e rrallë e Xhamisë Burmali në Shkup - 2 hours ago
-
RTV 21 vjen edhe në Maqedoni (VIDEO) - 2 hours ago
-
Tetovë: Ndjekje me vetura dhe gjuajtje me armë si në filma aksion - 3 hours ago
-
Neziri: Maqedonia, vendi më i sigurt për investime të huaja - 3 hours ago
-
Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave - 3 hours ago
-
MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore - 4 hours ago
-
Tmerr: Qent endacak sulmojnë qytetarët në mes të ditës (VIDEO) - 4 hours ago
-
Ermira Mehmeti: Në vitin 2001 bisedohej për shtetin, sot për pushtetin? - 8 hours ago
-
Kasami: Zona Ekonomike e Tetovës më mirë të ishte mbjell patate - 8 hours ago
Vetëm presioni ndërkombëtarë garanton sukses
Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë energjike në dialogun e drejtpërdrejtë mes VMRO-DPMNE-së dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë(LSDM) që duhet të fillojë të hënën në Bruksel. Duke patur parasysh përvojën e hidhur me dështimin e dialogut politik mes dy partive maqedonase, analistët politik theksojnë se vetëm presioni dhe mbikëqyrja e vazhdueshme mund të garantojë sukses në dialog, sidomos tani kur hendeku mes VMRO-së dhe LSDM-së është ashpërsuar edhe më tepër pas aferës së përgjimeve.
Analisti politik Ibrahim Memeti konsideron se bashkësia ndërkombëtare tani për tani nuk është energjike, megjithatë ai thekson se me kalimin e kohës presioni duhet të rritet. “Edhe ashtu në Maqedoni nuk kemi fare dialog dhe çfarëdo qoftë iniciative do të jetë një hap politik drejt zgjidhjes së kësaj situate të rënduar politike. Po mendoj gjithashtu se është e rëndësishme që këto biseda të marrin pjesë liderët e dy partive të cilët duhet t’i sqarojnë problemet që do t’i parashtrojnë. Bashkimi Evropian dhe SHBA-të disi më duken të dëshpëruar më situatën në Maqedoni dhe sikur hezitojnë të ndërhyjnë në mënyrë dinamike. Arsyeja është se partia kryesore në pushtet në të kaluarën ka pasur një jokooperativitet ndaj iniciativave të bashkësisë ndërkombëtare për Maqedoninë edhe pse formalisht i ka pranuar ato”, potencon analisti politik Ibrahim Memeti. Duke e konsideruar si të domosdoshëm intervenimin nga jashtë të BE-së, ai thotë se presioni nga opozita dhe mediat brenda vendit do të rritet përballë qeverisë aktuale. “Argumentet që dalin në publik nga opozita do ta bindin në vazhdim faktorin ndërkombëtar se intervenimi nga jashtë nuk është një luks momenti politik, por është një domosdoshmëri e kohës. Nëse nuk do të kemi një ndërhyrje të fortë të jashtme, brenda Maqedonisë nuk ka faktor të rëndësishëm shoqëror dhe politik që të insistojnë për marrëveshje politike, në këtë kontekst roli i presidentit të shtetit i cili duhet të kishte një fuqi morale, ne shohim që është krejtësisht pasiv dhe i izoluar, duke qenë në shërbim të politikës ditore të kryeministrit Gruevski. Kam bindjen se Bashkimi Evropian të dy palët do t’i ulë së bashku në mënyrën e duhur, por edhe të sigurojë kushte që bisedimet të jenë përmbajtjesore për të dhënë rezultate konkrete që do të shpërblenin angazhimin e të gjithë palëve të përfshira në dialog”, theksoi Memeti. Ai pret që në Maqedoni të ndiqet shembulli i ndërhyrjes direkte të Bashkimit Evropian si në Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit, ngase sipas tij, “bombat” e opozitës mund të dalë që vërtetë të “jenë bomba siç i njohim të gjithë”.
Analisti politik Denko Malevski heziton ta quaj të suksesshëm dialogun politik midis pushtetit dhe opozitës në Bruksel, ndërsa nuk pret që do të ketë rezultate në fazën e parë të bisedimeve. “Nga ajo çka kanë dhënë palët deri më tani brenda Maqedonisë, nuk mund të presim dialog të suksesshëm politik. Sidomos faza e parë e bisedimeve në Bruksel megjithëse mund të japë efekt mediatik, por assesi nuk besoj se mund t’i përfarojë qëndrimet midis VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së. Partitë politike në Maqedoni si në 1991, 2001, 2009, e kanë pasur të pamundur të merren vesh me VMRO-DPMNE-në. Kjo mendoj se do të vazhdojë edhe tani kur shohim se çfarë flet për disa kohë vetë Kryeministri për përgjimet e opozitës”, tha Denko Malevski. Sipas tij, njerëzit nga Shkupi që do të shkojnë për bisedime në Bruksel nuk kanë kondicionin e duhur dhe vullnetin e mjaftueshëm që të japin nga vetja më të mirën. Malevski vlerëson se dallimet midis pushtetit dhe opozitës janë shumë më të thella dhe të komplikuara se sa duken dhe nuk pret që ato të mund të zvogëlohen me ndërmjetësimin e BE-së. “Këtu kemi të bëjmë me probleme shumë serioze, kemi raste shumë të komplikuara si në gjyqësi dhe rasti i zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa tani kemi edhe rastin “Puç”, nga këto çështje që janë vërtetë për t’u preokupuar seriozisht për fatin e demokracisë në Maqedoni, nuk mendoj se do të zgjidhen brenda një jave të vetme. Kjo do të merr kohë mjaft edhe për faktin se presioni i ndërkombëtarëve ka qenë shumë i minimal deri më tani”, potencoi Denko Malevski. Ai pret që në një të ardhme të afërt vazhdimësia dialogut të shoqërohet nga dorëheqjet e ministrave të përfolur nga përgjimet të cilët sipas tij nuk do të munden të administrojnë me dikasteret qeveritare në mënyrën e njëjtë. Denko Malevski parashikon se hendeku mes palëve do të thellohet edhe më shumë, ndërsa presioni i ndërkombëtarëve do të rritet. Në këtë rast ai pret që njerëz më me përvojë dhe me integritet që rrinë për një kohë afër dy partive kryesore politike të japin kontribut për arritjen e një marrëveshje politike. “Nga të dyja kampet politike është e pritshme që njerëz me integritet dhe që kanë përvojën e duhur politike të kenë qasje në ndërtimin e strategjisë politike tek partitë e tyre dhe ta ndihmojnë me çdo kusht dialogun politik. Po ashtu mediat do ta ndryshojnë politikën e veprimit deri më tani dhe do të rrisin presionin që partia në pushtet të ketë mendjen të lëvizë nga pozicionet e forta”, tha Denko Malevski.
Dështimi i dialogut do kishte pasoja
Në rast të dështimit të negociatave politike midis pozitës dhe opozitës, analistët politik nuk e përjashtojnë përshkallëzimin e gjendjes në shoqëri deri tek një konflikt të dhunshëm dhe me pasoja për vendin. “Pajtohem me faktin se nëse nuk zgjidhet kriza politike me ndërmjetësimin nga jashtë, nuk mund të përjashtohet eskalimi i situatës në vend meqë Maqedonia ka problem të hapura me fqinjët e vet, si me Greqinë, më Bullgarinë, me Kosovën, por edhe me pozicionin e shqiptarëve brenda vendit. Andaj kjo mund t’i kthehet si bumerang Bashkimit Evropian liderët e të cilit ka kohë që proklamojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Më pas pasojat dihet kush do t’i vuan, janë qytetarët e vendit të dyja bashkësive që presin paga me të mira dhe jetë më të mirë në shtetin e tyre”, theksoi Ibrahim Memeti. Po ashtu edhe Denko Malevski nuk e përjashton dramatizimin e situatës në Maqedoni, sepse gjendja e tanishme sipas tij nuk mund te mbahet nën kontroll pa pasur ndryshme në gjyqësi dhe polici. “Ndaj mendimin se dështimi eventual i dialogut politik mund të reflektojë në shfaqjen e pakënaqësisë së gjerë shoqërore si tek të dyja etnitetet në vend, jo vetëm midis maqedonasve. Nëse nuk do të kemi ndryshime të shpejta në polici dhe në gjyqësi kjo mund të çojë në një dramatizimin të situatës politike në vend, ndërsa kjo do ishte me pasoja fatale për stadin e Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve”, tha Denko Malevski.
/Fatos RUSHITI-Koha/
