Shteti GUP, pushteti DUP
Qenan Aliu
Ky artikull asocon në njërën nga të ashtëquajturat ,, Bombat “ të opozitës, dhe kryesisht ka të bëjë me planet urbanistike . Çdo qytetarë duhet ta ketë në dijeni se parlamenti si organ ligjëdhënës ku në vehte ka vetëm marioneta votimi shpesh herë me dispozita ligjore mundëson ligjësimin e kriminalitetit të pushtetit egzekutiv. Shembull tipik është Ligji hapsirorë dhe urbanistik, dhe Ligji për tokë ndërtimore . Të zgjedhurit e popullit gati tetë (8) vite plotësuan dhe ndryshuan aqë herë këtë ligj ( si shumë ligje tjera) sa herë u është dashur oligarhive si dhe interesave personale të funksionarëve më të lartë të pushtetit qendrorë dhe lokal.Sdo mend se operacionalizimi i këtij ligji në mënyrë flagrante ndihmohet nga aktet nënligjore të Ministrisë të transportit dhe lidhjeve. Keqpërdorimet maramendëse të pushtetit qendrorë në këtë sferë, si duket kjo dukuri ndonse edhe në mënyrë direkte me barjtjen e kompetencave ka kaluar edhe në pushtetet lokale duke mos anashkaluar në asnjë mënyrë edhe pushtetet lokale të udhëhequr nga shqiptarët. Shitja e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit e ligjësuar me frymë kriminale dhe logjikë neoliberaliste, me çmime për shembull 71,oo , 190,oo denarë për m2, krejtësisht banale e që blehen si parcela me legjenda me ridestinim sa për ta blerë sa pa hiç thot një miku i im, pastaj për një afat të shkurtë pushtetet lokale oligarhëve dhe interesave të veta u mundësojnë plotësim ndryshim të planeve urbanistike duke i ridestinuar të njejtat lokacione për qëllime komerciale. Kuptohet se në mbarë vendin ka raste edhe të investitorëve serioz. Po si do qoftë regjistrat e blerësve të pronës shtetërore nuk mund ti fsheh askush, dhe se gjithësesi VODNO mund tëmeret si shkas për një investigim thelbësorë në të gjitha nivelet e pushtetit. Së shpejti në rrjetet sociale në mënyrë të detajuar do të publikoj formulën e keqpërdorimeve në këtë sferë.














