Skender Rexhepi: Mos u merrni me nderin e familjes shqiptare
|
Skender Rexhepi - Zejd njëri ndër themeluesit e Levizjes Besa shkruan ne FB statusin e tij të plotë
Çdo gjë ka kufi dhe etikë. Rrjedhimisht edhe në politikë duhet të vlejë e njejta gjë.
Fakti që politikisht nuk pajtohemi me politikëberjen e partisë së ministrit Bekim Neziri, nuk nënkupton që na jepet e drejta ta shkelim edhe etikën e familjes shqiptare, aq më pak të lejojmë që këtë të drejtë ta shkelin mediat maqedonase.
Në shtetet bashkëkohore është punë e rëndomtë që në takime zyrtare të merret edhe bashkëshortja, pavarësisht profesionit të saj.
Andaj, kritikat ndaj punës ose dështimit të ministrit dhe të BDI-së në asnjë të drejtë morale dhe kombëtare nuk guxojmë t’i shtrijmë në suaza të nderit familjar./Almakos
















