Bekim Bina: Hajde ta nisim një debat me Bilall Kasamin, Ziadin Selën dhe Izet Zeqirin - tetova1.com

Bekim Bina: Hajde ta nisim një debat me Bilall Kasamin, Ziadin Selën dhe Izet Zeqirin


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Apr 3, 2015





Sot profesori universitar Izet Zeqiri ka kërkuar edhe një herë bashkimin e të gjitha iniciativave opozitare shqiptare. Ai ka shkruar në Facebook se “punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti”.

Ndërkohë, këtë gjë e ka komentuar ekonomisti dhe aktivisti i njohur shqiptar, Bekim Bina, i cili shkruan se, - “Jam pro ftesës së fundit nga deputeti më i sukseshëm që nga pavarësia e deri tani z-it Izet Zeqiri për bashkëpunimin e opozitës shqiptare. Një ide për fillim. Debat me Selën, Bilall Kasami dhe Izet Zeqiri ne audiencë te forumeve rinore te RDK, BESA dhe PDSH-së së Re në temë se çka duan shqiptarët? Unë kam propozim se kush mund ta moderojë këtë debat. Hajde bëjeni hapin e parë! Ftesë për tre personat e lartpërmendur. Ju përuroj për punën deri tani duke ju përkujtuar se mundi deri tani nuk do te vlejë pa aleancë të pa kushtëzuar”.

Ndryshe, Izet Zeqiri shkroi se, - “Të gjithë mendojmë që gjendja shqiptare në Maqedoni nuk është e mirë dhe bashkë mund të bëjmë më të mirën për shqiptarët, e të jemi më të fuqishëm. Peshku në det, kripa në tokë, vaji në shitore po të bashkohen në tigan japin produktin. Vetëm bashkimi i kapaciteteve opozitare mundë të ngjallë shpresë te shqiptarët”.

Sipas Zeqirit, nëse ndonjë lëvizje mendon se vetëm mundë të bëjë diçka prej tash është e gjykuar në dështim. “Mendjemadhësia është krenaria e njerëzve të dobët mbi mendjemadhësinë duhet te jetë mençuria. Është për t’u habitur se pse nuk u gjet një asociacion apo organizatë që do t’i bënte bashkë të gjitha këto lëvizje, parti, iniciativa opozitare së paku të diskutojnë për situatën aktuale. Popujt rëndom ecin pas flakës ndriçuese të njerëzve të pastër, të drejtë dhe ngrohen me fjalët e tyre. Ftohja e popullit nga politikanët do ta rritë frikën e të nënshtruarve e kështu dhuna dhe e keqja vetëm do zmadhohet në këtë vend”, ka shkruar Zeqiri.

Edhe në këtë status të FB të Zeqirit koment inkurajues i ka dhënë Bekim Bina duke shkruar, - “Ju lumt profesor. Hajde ta nisim me nje debat te perbashket Ju, Ziadin Sela, Bilall Kasami si per fillim ne teme strategjite e veprimit te RDK, BESA dhe PDSh e Re. Hajde prof, ju jeni deputeti me i sukseshem qe nga pavaresia e deri tani. Beje hapin e pare”./Almakos

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net