Bilalli për Al Jazeera: Në vjeshtë mund të ketë zgjedhje të parakohshme
|
Maqedonia së shpejti mund të krijojë qeveri kalimtare ndërsa deri në vjeshtë është e mundur të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ka thënë për Al Jazeera, profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Fon, Mersel Bilalli.
Në intervistë ai flet për skenaret e mundshme për zgjidhje të rastit “Puç” dhe aferën e përgjimeve, rolin e trupit ndërkombëtar si dhe për çështjen në lidhje me tensionet e mundshme ndëretnike dhe ndryshimet në taborin politikshqiptar.
Bilalli thotë se Unioni Evropian për një kohë të gjatë ka pasur fotografi të rrejshme për situatën politike në Maqedoni, dhe të gjitha tensioneve në të, madje edhe ata që treguan se këtu ka diktaturë serioze, i ka ndërlidhur me çështjen e emrit./Lajmpress















