Fati i Zonës Lire Ekonomike
Xhevdet HAJREDINI
Më sa më kujtohet mua, është koha kur duhet të shënohet pesë vjetori i hedhjes së gurrë themelit në zonën industriale në Tetovë. Kjo u bë duke i falënderuar zemërgjerësisë së Nikolla Gruevskit dhe pranisë së tij në këtë solemnitet. Nuk besoj se ka ngjarë ndonjëherë qoftë edhe një gurrëthemel të jetë hedhur pa praninë e tij. Zonë industriale u bë, supozoj se jo rastësisht, duke e shndërruar në tokë ndërtimore tokën bujqësore të klasës së parë, gjë e cila nuk ngjanë përveç rasteve të posaçme, kur mungon solucion tjetër.
Tani shtrohet pyetja, pa marrë parasysh këtë që u tha më parë në qoftë se aktivitet vazhdojnë me tempon e deritanishme, kur do të përjetojmë ditën kur Nikolla Gruevski, pa të cilin do të jetë e pamundur të pritet ndonjë shirit me të cilin do të shënohet dhënia në përdorim e ndonjë fabrike apo punëtorie, sa do e vogël të jetë.
Jozyrtarisht bëhet me dije se nga ana e qeverisë edhe më tutje nuk janë kryer të gjitha detyrimet, me çka nuk janë rrumbullakuar të gjitha kushtet për fillimin e investimeve edhe të atyre investitorëve që tani më, me shumë pompozitet, janë paralajmëruar.
Siç bëhet me dije, endje nuk janë zgjidhur kontestet lidhur me marrëdhëniet pronësore juridike të cilët para gjyqeve i kanë ngritur ish pronarët dhe koncesionerët e tokës.
Gjendja me këtë zonë industriale, fatkeqësisht, nuk është kurrfarë përjashtimi.
Trajtimi mediatik, në veçanti gatë fushatave parazgjedhore te zgjedhjeve rregullisht të parakohshme, bëhet me qëllim që të krijohet një pasqyrë e rrejshme të cilën e dikton Nikolla se gjoja Maqedonia është bërë shtet me kushte të volitshme për investitorët e huaj. Sa e rrejshme është kjo pasqyrë, flet vet fakti se Maqedonia vazhdon të ngelën në vendin e fundit sipas investimeve të huaja direkte në Ballkan. Nga ana tjetër është e sigurt se asnjë kryeministër tjetër, as në Ballkan po as në botë, si Gruevski, nuk shëtit në gjithë botën, nga Sao Paollo, Los Anxheles, Tokio dhe Kalkutë, duke gënjyer qytetarët e Maqedonisë, me propagandë të fuqishme dhe arrogante nëpër mediat që me paratë e buxhetit që i paguan i gjithë populli, i mban nën kontrollin e vet, se pas vizitave të tij do të vërshojnë investitorët.
Është e pakuptueshme, e pashpjegueshme dhe e papranueshme që sjelljen, stilin dhe metodat e Gruevskitti pranojnë dhe ti kopjojnë edhe përfaqësuesit shqiptarë në pushtetelljen, stilin dhe metodat e Gruevskit ti pranojnë dhe ti kopjojnë edhe përfaqësuesit shqiptarë në pushtet







