Importi i veturave tani vetëm me firmë
Qytetarët që dëshirojnë të importojnë veturat të përdoruara nga vendet e BE-së këtë më nuk do të mund ta bëjnë të ardhmen individualisht. Ministria e Ekonomisë ka përgatitur propozim-ligj i cili do të shqyrtohen në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë, ku parashihet që në të ardhmen qytetarët e Maqedonisë nuk do të mund të importojnë vetura të përdoruar nga jashtë nëse nuk kanë të regjistruar firmë. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, propozues i ndryshimit të disa dispozitave ligjore për importin e veturave, deri më tani përveç personave të juridik të regjistruar në Regjistrin qendror si importues të veturave të përdorua, kanë importuar edhe shumë persona fizik. Ndryshimi i Ligjit për importimit e veturave të vjetra, i cili është në fuqi nga viti 2009, sipas Ministrisë ka për qëllim vendosjen e kornizës ligjore me të cilën nuk do të lejohet konkurrenca jolojale për importin e veturave të përdoruara si dhe pengimin e ekonomisë informale, duke krijuar kështu kushte të barabartë për të gjithë tregtarët që për veprimtari kanë importimin e veturave të përdorura. “Praktika e deritanishme ka treguar se importimi i veturave të përdorura nga jashtë, përveç se nga firmat e regjistruara për importimin e veturave të përdorura është bërë edhe nga qytetarë individual. Një numër i madh i qytetarëve të cilët për nevoja personale kanë importuar veturat të përdorura nga jashtë më pas të njëjtat i kanë shitur dhe më këtë kanë krijuar konkurrencë jolojale ndaj firmave të cilat kanë të regjistruar veprimtari për importin e veturave të përdorura nga jashtë”, thotë nga Ministria e Ekonomisë. Prandaj në të ardhmen, thonë nga Ministria e Ekonomisë, të gjithë qytetarët që nuk kanë të regjistruar veprimtari për tregti të veturave të përdorura, tani me ndryshimet ligjore u merret e drejta të importojnë vetura për nevoja personale. “Të gjithë qytetarët që kanë sjell vetura të përdorura nga jashtë u kanë bërë konkurrencë jolojale të gjitha firmave të regjistruara për tregtim më vetura të përdorura. Miratimi i këtij propozim-ligji ka për qëllim në të ardhmen të mos lejojë konkurrencë jolojale në importin e veturave të përdoruar nga vendet e BE-së”, thonë nga Ministria e Ekonomisë. Se ka një numër të madh të qytetarëve që importojnë vetura të përdorura nga jashtë këtë e vërtetojnë edhe firmat e regjistruara për importin e veturave, sipas të cilëve, ka shumë qytetarë që brenda një muaji sjellin nga jashtë 5 deri në 6 vetura dhe të njëjtat pastaj i shesin në tregun vendor. “Pothuajse 50 për qind e tregtimin me vetuar të përdorura e bëjnë pikërisht qytetarët të cilët nuk kanë të regjistruar firmë. Unë kamë të regjistruar firmën dhe për ketë paguaj të gjitha tatimet, rroga dhe kontributet për punëtorët. Pastaj paguaj qira për vendin ku i mbaj veturat. Ndërsa në anën tjetër disa qytetarë nuk paguajnë asnjë tatim dhe veturat i shesin në parkingjet para shtëpive të tyre apo në hapësirat e parkimit në pompat e benzinës”, thotë me kusht anonimiteti pronari i një firme për tregtim më vetura të përdorura.
Ndërkaq, të dhënat e fundit zyrtare të Drejtorisë Doganore të Maqedonisë tregojnë se gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti janë importuar gjithsejtë 3096 vetura. Prej tyre, 2391 janë vetura të përdorura, ndërsa 428 të reja. Gjatë viti 2014 nga 35.107 vetura të importuara prej tyre 3052 vetura janë të reja, kurse 29558 janë vetura të përdorura. Po ashtu nga janari i këtij viti kanë hyrë në fuqi dy ligje që kanë të bëjmë pikërisht më Ligjin për importin e veturave të përdorura nga jashtë. Ministria e Ekonomisë ndryshoi ligjin e mëparshëm duke ndaluar kështu importin e të gjitha veturave të përdoruara që nuk plotësojnë standardin EURO 3. Ndërsa ligji i dytë i miratuar dhe propozuar nga Ministria e Ekologjisë parasheh që të gjitha veturat e përdorura gjatë regjistrimin të paguajnë të dhëna plotësuese në vlerë prej 2000 deri më 3000 denarë, varësisht nga volumi i motorit. /Koha/














