Nerasht, shkelen premtimet për ujësjellësin - tetova1.com

Nerasht, shkelen premtimet për ujësjellësin


nerashti
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Apr 5, 2015





Komuna e Tearcës nuk ka mbajtur premtimin e dhënë banorëve të Nerashtit se deri në mars do të lëshohet në përdorim ujësjellësi i ri i fshatit. Punimet kanë filluara para plotë katër viteve ndërsa vonesën kreu i komunës Isen Asani e arsyeton me problemet që janë paraqitur në rrjetin e vjetër të fshatit, tek i cili duhet të intervenohet.

“Duke pasur parasysh rrjetin sekondar në atë vendbanim dhe kapaciteti i ujit që do sjellin gypat nga rrjeti kryesor në rrjetin sekondar e kemi pa të rrugës që të bëjmë edhe një intervenim shtesë aty, kështu që gypat aktual që janë të vendosur nuk i plotësojnë kushtet për një sasi të ujit të asaj natyre që do rrjedh nga rezervuari kryesor, kështu që me intervenimin plotësues që do e bëjmë që të mos ketë probleme në të ardhmen e pamë të rrugës që të intervenojmë në kohë pra na kanë dalë punë të papritura të pa parashikuara”, tha Isen Asani, Kryetar i Komunës së Tearcës.

Drejtuesit e firmës ndërtimore zvarritjen e punimeve e arsyetojnë me gabimet gjatë projektimit të planit të ventilimit të ajrit.

“Punët janë përfunduar që ishin në projekt në tërësi dhe mundë të lëshohet në përdorim, por ka ca probleme në projekt, sikurse çdo projekt që nuk është ideal asnjëri, mungojnë katër ventile të cilët do i rregullojmë ne sepse e kemi marrë përsipër dhe do kryhet me sukses edhe faza e dytë e cila nuk është në projekt”, u shpreh Agron Nuhiu, drejtor i AK “Invest”.

Ndryshe rreth katër mijë banorë të Nerashtit në mungesë të ujësjellësit duhet të udhëtojnë edhe nga disa kilometra për tu furnizuar me ujë nga fshatrat përreth. Bashkim Sulejmani

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net