Renova vazhdon me fitore, Emini me dy gola
|
Renova ka vazhduar me fitore edhe në javën e 22-të të kampionatit vendor. Formacioni i drejtuar nga trajneri Qatip Osmani arriti një fitore të pastër ndaj Metalurgut me rezultat 2-0, në të cilën protagonistë kryesor ishte futbollisti në formë Izair Emini, i cili shënoi dy herë në rrjetën e shkupjanëve nga Autokomanda.
“Çka të them? E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështir për ne, prandaj në lojë kemi hyrë maksimalisht të përgatitur për të fituar takimin. E kemi ditur se si do të luaj kundërshtari, kemi besuar në kualitetin tonë, duke zbatuar me përpikmëri deyrat e trajnerit dhe ia dolëm të fitojmë një ndeshje shumë të rëndësishme për ne”, tha për “Lajm”, Izair Emini.
“Normal jam i shumë i lumtur për golat, sepse falë golave të mi arritëm të fitojmë tre pikë të mëdha. Gjithasht tashmë jam ngjitur në krye të renditjes së golashënusve dhe kjo më jep motiv shtesë për të punuar më shumë për të arritur të fitoj këpucën e artë. Në këtë drejtim dëshiroj të falënderoj bashkëlojtarët e mi pa ndihmën e të cilëve nuk do t’ia dilja të shënoj gola, dhe unë shpresoj të vazhdoj në këtë ritëm deri në fund të kampionatit”, theksoi Emini.
Pas javës së 22-të, Renova renditet në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa të martën e prêt derbi me Shkëndijën.















