Snajperisti i Gruevskit i mbante në shënjestër Nënat që kërkonin ajër të pastër?
Gjatë tubimit të djeshëm të VMRO DPMNE-së në Tetovë, “Lëvizja Nēna dhe Fëmija” organizoi një protestë simbolike ku me maska dhe fishkëllima e “mirëpritën” kryeministrin Nikolla Gruevski.
Ata e akuzojnë atë si shkaktar kryesor për vazhdimin e afatit të fabrikës së Jugohromit e cila fabrik punon pa filtra ekologjik dhe e ka bërë Tetovën ndër qytetet më të helmuara në botë.
Gjatë gjithë kohës kur Nënat kërkonin ajër për fëmijët e tyre ata thonë se kanë parë një snajperist mbi kulmin e një objekti shkollor i cili i ka mbajtur vazhdimisht në shënjestër.
“Përse vallë Nikolla Gruevski ka kaq frikë nga Nënat e Tetovës sa që ua drejton snajperin dhe nuk ka frikë nga fabrika që helmon dhe vret mbi 300 mijë qytetarë? pyesin nga kjo organizatë.














