Tetovë, ngec riparimi i rrugëve
|
Kjo është rruga e bibliotekës së vjetër, e cila lidh shkollën fillore, atë të muzikës si dhe universitetin e punëtorëve ku janë të vendosura edhe inspektorate të ndryshme. Gjendja e saj është e mjerueshme, sidomos kur ka të reshura shiu, uji përfundon në bodrumet e shtëpive të kësaj lagje. Banorët thonë se disa herë kanë kërkuar nga komuna që të intervenohet në këtë rrugë, por përveç premtimeve punë konkrete ende nuk kanë parë në terren.
“Në hall është rruga askush asnjë masë nuk është duke marrë, gati shtat apo tetë muaj krejt e groposur. Uji dihet çka bën, atëherë duhej të të thirrmi të vish ta shohësh, por edhe tani shikoje çka është bë, jo vetëm këtu po deri në Çarshi të Epërme. Kemi bë kërkesë si mëhallë askush interesim nuk ka pasur”.
“Ja siç e shihni vet, krejt gropa, askush nuk vijnë ta shohë se çka ndodh, dhe plus ka shkollë Universiteti i punëtorëve është këtu, Ministria e Arsimit, askush nuk i bie pas siç e shihni vet.
Katastrofë kjo veturat për dita nëpër mekanik jemi duke i dërguar”.
“Mbushet me ujë na pengon mjaft por nuk kemi çka bëjmë. Ne i kemi kërkuar komunës por nuk e di a aq mundësit i kanë apo çka, veturat na dëmton neve që jetojmë këtu na pengon mjaft”, thonë banorët.
“Përndryshe, në këtë rrugë kalojnë për çdo ditë dhe nga dy herë në ditë nxënësit e shkollës fillore “Goce Dellçev”, nxënësit e Universitetit të punëtorëve si dhe nxënësit e shkollës së Muzikës. Për komunën, vazhdon të jetë në plan program për vitin 2015 por, se kur do jetë rregullimi i kësaj ende nuk ka afat dhe datë të caktuar”.
Banorët të cilët ndjehen të lënë pas dore, shprehen se nëse komuna nuk intervenon në kohë që të sanojë gropat e mëdha të kësaj rruge, ata do të dalin në protesta dhe do të bllokojnë rrugën. Bashkim















