Ulet çmimi i dizelit
|
Dizeli prej sonte në mesnatë lirohet për gjysmë denarë, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i pandryshuar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i dizelit do të arrijë 53 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-95 do të shitet edhe më tutje me çmim prej 67,50 denarë për litër, derisa EUROSUPR BS-98 me çmim prej 69,50 denarë/litër.
Për gjysmë denarë zvogëlohet edhe çmimi i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri i cili tani do të blihet për 42 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 zvogëlohet për 0,008 denarë/kg, në krahasim me çmimin paraprak të konfirmuar. Çmimi i ri i M-1 NS do të arrijë 26,240 en/kg.
Çmimet e reja të derivateve të naftës rezultojnë në çmimin më të lartë të naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e 14 ditëve të fundit dhe kursi më i ulët i denarit në raport të dollarit.







