Agon Ferati dhe Vlera Ejupi zgjidhen nënkryetar të Lëvizjes për Reforma në PDSH - tetova1.com

Agon Ferati dhe Vlera Ejupi zgjidhen nënkryetar të Lëvizjes për Reforma në PDSH


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Apr 7, 2015





Lëvizja për reforma në PDSH pas organizimit të suksesshëm të Kongresit të 6-të partisë, në të cilën të pranishëm ishin mbi 80% e delegatëve, mbajti mbledhjen e Kuvendit qëndror.
Përpos zgjedhjes së Sekretarit gjeneral z.Arben Taravari, zgjodhi edhe dy nënkryetarët e ri të partisë, me shumicë votash për nënkryetarë u zgjodhën z.Agon Ferati nga Tetova dhe prof.dr. Vlera Bytyçi Ejupi nga Shkupi. Ndërsa procesi i zgjedhjes së nënkryetarit të tretë, i cili do ti takojë rajonit të Kumanovës do të përmbyllet në njërën nga mbledhjet e ardhëshme të Kuvendit qendror, pas konsultimeve që do të zhvillohen me degët e asaj zone.


Gjithashtu, në periudhën në vijim do të konsolidohet edhe kryesia qendrore e partisë në të cilën do të bëjnë pjesë shumica nga ish-kandidatët për kryetar komune në zgjedhjet lokale 2013 dhe kandidatë për deputet të zgjedhjeve lokale 2011 dhe 2014.
Procesi i konsolidimit dhe kooptimit të rradhëve do të jetë i vazhdueshëm përshkak të interesimit gjithnjë e më të madh për të iu bashkangjitur Lëvizjes për reforma. /tetova1-zhurnal/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net