Ahmeti përsëri kërkon nga Bejli që ndërkombëtarët të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës - tetova1.com

Ahmeti përsëri kërkon nga Bejli që ndërkombëtarët të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Apr 7, 2015





Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin amerikan Xhes Bejli, në ambasadën amerikane në Shkup. Duke diskutuar për aferën e përgjimeve masive, Ahmeti ka theksuar se qëndrimi i BDI-së është që komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmjetësojë dialogun politik midis partive në vend si dhe të monitoroj procesin gjyqësor që do të zhvillohet në gjykatat vendore.

Lideri i BDI-së ka kërkuar edhe njëherë që subjekti që ai drejton të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel, pasi sipas tij, asnjë zgjidhje për Maqedoninë nuk është e qëndrueshme pa përfshirjen edhe të shqiptarëve.

Në takim është diskutuar gjithashtu edhe për standardet Evropiane që duhet të ndiqen në punën e institucioneve të vendit. Ahmeti ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e krizës në mënyrë që vendi ti rikthehet agjendës prioritare, zgjidhjes së çështjes së emrit, anëtarësimit në NATO dhe hapjes së bisedimeve për integrim në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë siç mëson Alsat M, ambasadori amerikan Bejli gjatë ditës së sotme ka takuar edhe liderin e opozitës Zoran Zaev. Ky takim deri tani nuk është konfirmuar nga palët. /Alsat/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net