Ish ushtarët e UÇK-së reagojnë ashpër kundër Teuta Arifit - tetova1.com

Ish ushtarët e UÇK-së reagojnë ashpër kundër Teuta Arifit


teutaarifi
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Apr 7, 2015





Një grup i ish ushtarëve të UÇK-së dhe anëtarë të degës së BDI-së në Poroj, akuzojnë kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifin për anashkalim të ish ushtarëve gjatë punësimeve në Komunë. Ish ushtarët e UÇK-së nëpërmjet një komunikate shprehin revoltin e tyre se në konkursin e fundit të Komunës së Tetovës janë punësuar vetëm qytetarë maqedonas. Bashkangjitur me reagimin e tyre, ish ushtarët e UÇK-së kanë dërguar edhe vendimin për punësim të Zharko Gjorgjievski si asistent i Kryetarit të Komunës.

Ish ushtarët e UÇK-së nga Poroji reagojnë gjithashtu edhe për një sërë problemesh me të cilat përballen në këtë fshat edhe mos interesimin e Komunës. Ndër problemet kryesore që përmendin janë mos rregullimi i varrezave të dëshmorëve të UÇK-së, mos rregullimi i kanalizimit dhe mos ndarja e asnjë posti për këtë degë të BDI-së. Ish ushtarët pyesin kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifin, se edhe sa kohë duhet të presin që të merret me problemet reale të banorëve të kësaj ane.

Banorët e Porojit, ish ushtarët e UÇK-së njoftojnë se të enjten do të mblidhen për të vendosur për reagimet e tyre të mëtejshme lidhur me anashkalimin që i bën Teuta Arifi fshatit Poroj dhe ish ushtarëve të UÇK-së.

Bashkim Sulejmani

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net